E hënë, 29 Prill, 2024

PESË MIJË BLUZA TË BARDHA TEK FEDERATA EVROPIANE E MJEKËVE SHQIPTARË 

Ky vit që po lëmë pas do të mbahet mend edhe për nga aktiviteti i ngjeshur i Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë. Kreu i saj Dr Aurora Dollenberg thotë me qëllim të përballjes sa më mirë me pandeminë u mobilizuan pesë mijë mantelbardhë: “Fjala është si çelësi, bija ime! Nëse e përdorë si duhet, mbyll çdo gojë dhe hapë çdo zemër!” – rikujton ajo një fjalë të urtë të nënës së saj.  

Shkruan: Hajriz Mamaj

Aurora Dollenberg, një vajzë që ka lindur në Fier të Shqipërisë, po e rritur dhe shkolluar në Tiranë është bërë emër shumë i dashur për mjekësinë shqiptare dhe atë evropiane.

Studimet si studente ekselence i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë po në mungesë të mos gjetjes së një vendi pune detyrohet të merr rrugën e mërgimit dhe vendoset në qytetin e Wölffenbütel të Gjermanisë ku arrin të merr titujt shkencor dhe sot drejton dy klinika private si mjeke familje dhe Psikoterapie.

Në shikim të parë, të pushton me mikpritje dhe bujari, e në profesion me dije dhe aftësi organizative në të mirë të njerëzimit dhe arritjeve shkencore në fushën e mjekësisë. Qëllimi i këtij reportazhi nuk është të portretizojë zonjën Dollenberg, por rezultatet e saj si presidente e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë. Vetëm në vitin 2022 Dr. Aurora ka mbledhur dhe çertifikuar me kredite falas më shumë se 5000 bluza të bardha nga treva shqiptare dhe nga mbarë Evropa.

Deri sa pinim kafenë në një nga Restorantet e Londrës me zonjën Dollenberg dhe me mjekët që kishin ardhur nga shumë vende evropiane për Konferencën e XVI të organizuar nga Federata së cilës i prinë ajo, na shoqëronin edhe disa mjekë të cilët i gëzoheshin ardhjes në Londër dhe prezantimit të punimeve të tyre shkencore në konferencën e XVI ndërkombëtare në Londër. Me ne është edhe pianistja Lule Elezi që ka ardhë nergut nga Kosova e cila aktivitetin e Federatës e përkrahë që nga Konferenca e parë në Kosovë. Me ne janë edhe mjekët: Dr.Afrim Shabani, Dr. Negjip Sopa, Dr. Hafije Zogaj,Dr. Bernarda Radonçiç, avokatja Teuta Abazi, mjekja Gylistane Mehdiu. Unë si me shaka me batutat e mia kërkoj ta marr mendimin e presidentes dhe mjekëve se cila nga Konferencat e deri tashme ka qenë më e suksesshme. Te gjithë në vlerësimet e tyre nxjerrin atë në Tiranë dhe Prishtinë, pa harruar as atë në Shkup.

Aurora, si një humaniste që është, pajtohet me diskutuesit, por shton se Konferencat ka vlerën e vet në edukimin e pacientëve dhe veçon sidomos ato Konferenca që për temë qendrore kanë patuar luftën kundër Covid 19:

“Pajtohem me ju se dega e AMFE në Shqipëri është shumë aktive dhe deri më sot kur po flasim ka organizuar disa Webinare online në tema të ndryshme. Këtu po i përmend disa prej tyre: 2 Prill 22 “Kanceri i Mushkërive”, më 23 Korrik 2022″ Patologjitë më të shpeshta gjatë stinës së verës dhe kujdesi ndaj tyre”, 15 Tetor” Shëndeti i gruas dhe kujdesi mjekësor”, 22 Tetor 2022 Diagnostika dhe trajtimi i Limfomave”, 26 Tetor 2022 Konferencë fizike dhe online me temën : ” Kanceri i gjirit “e mbajtur në Prishtinë që me sukses e drejtuan Elion Kollçaku dhe Gjergji Pashaj si dhe ajo e 12 Nëntorit 2022” Virozat stinore, trajtimi dhe kujdesi ndaj tyre” Ky aktivitet është mërit e Kryetares së degës së AMFE zonjës Dr. Esmeralda Babamusta dhe sekretarit të përgjithshëm të AMFE zotëri Gjergji Pashaj për çka nga këtu i falënderoj shumë për angazhim të jashtëzakonshëm. Me të drejtë e shpallëm si më aktiven në kuadër të aktivitetit tonë të përgjithshëm. Me pëlqimin e të gjithë anëtarëve këtë herë të gjithë vendosëm të jemi në Londër dhe të themelojmë degën tonë këtu për të shtrirë edhe në Londër aktivitetin tonë për shkak se kemi një numër të madh mjekësh shqiptarë po edhe shumë mërgimtarë nga trojet shqiptare. Pikërisht për këtë, Federata jonë ka vendosur që të sjellë në Londër edhe atë pjesën intelektuale nga shumë shtete Evropiane në Konferencë,”– thotë dr Aurora e cila rikujton një thënie të nënës së saj që nga koha kur ishte studente mjekësisë: “Fjala është si çelësi ,bija ime! Nëse e përdorë si duhet, mbyll çdo gojë dhe hapë çdo zemër!”:

“Ne me urtësinë dhe dijen tonë do shërojmë dhe ndihmojmë çdo njeri që ka nevojë për ne. Mendoj që prezenca jonë si mjekë dhe profesionistë mjekësor këtu do të nderojë në radhë të parë shkencën me arritjet tona, dhe e dyta, vendin mikpritës ku qindra bashkatdhetarë tanë jetojnë në Londër. A ka ma kënaqësi kur dëgjon ligjëratën e Prof. Dr. Kita Sallabanda Diaz, një neurokirurg i njohur në Spanjë njëherit edhe Kryetar i Shoqatës së Neurokirurgëve të Spanjës.Mendoj që ky emër i bënë nder kombit shqiptar dhe Federatës ku ligjëratat e tij janë një vlerë e çmuar për shkencën e mjekësisë. Pastaj Dr. Negjip Sopa, një gjinekolog i njohur në Danimarkë, Prof. Dr. Vedat Elezi, anesteziolog në Francë, Prof.Dr. Afrim Shabani, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Kosovë dhe Oftamolog i njohur në Prishtinë, Dr. Ardian Fandi specialist i mjekësisë familjare në Londër, Dr. Skënder Brataj, drejtues i Spitalit të Urgjencës në Tiranë, Dr. Gazmend Berisha, një anesteziolog i njohur në Norvegji, Dr. Geriolda Topi një shkencëtare e njohur në Suedi, Dr. Viola Halili, një eksperte e mjekësisë ligjore në Shqipëri e cila që nga dita e parë është në aktivitet me Federatën të mos e harroj edhe Dr. Sabri Trepça, specialist në Londër, Dr. Gylistane Mehdiu, mjeke specialiste nga Kosova, Dr. Genc Kelmendi në Gjermani,,kryetar i degës, Dr. Besnik Nurboja, specialist i urgjencës në Londër, Laidon Shapo, specialist i Epidemiologjisë në Londër, Dr. Mirela Hasanaj, prof. Lumnije Kqiku, një shkencëtare në zë nga fusha mjekësisë që vepron në Austri. Në veçanti dëshiroj ta falënderoj një vajzë të re nga Gjermania – Teuta Abazin, avokate. Për të Federata ka patuar shumë nevojë“.

Sidoqoftë, zonja Dollenberg thotë se aktivitetet e shumta në Ballkanin Perendimor nuk do të ndërmerreshin pa mbështetjen institrucionale të vendeve të rajonit, por dhe të shoqatave të mjekëve shqiptarë atje.

Të fundit