E premte, 17 Maj, 2024

JETA NË ZGRIP

Masat antikrizë mbeten një lehtësim i domosdoshëm, por i pamjaftueshëm. Sfondi i rrënimit social përshkon minuset e përllogaritjes për një muaj që përfundojnë fatalisht në ” kredi të shpejta” që mbetet një problematikë që gjithashtu prek në konceptin e shtetit social dhe që duhet rregulluar përtej ” zhvatjeve të shpejta”. Gjithashtu zgjidhje duhet kërkuar edhe për një numër të madh biznesesh që tashmë paguajnë pesê herë më tepër energji elektrike dhe që rrezikojnë të mbyllen. Këto biznese kanë mijëra të punësuar. Qeverisë i mbeter të ekuilibrojë mes konceptit të shtetit social dhe sipërmarrësisë së rrezikuar që mund të prodhojë papunësi në këtë periudhë të vështirë krize të gjithanshme.

Shkruan: Bardhyl Zaimi

Qeveria ka miratuar pakon e masave të reja antikrizë në kohën kur çmimet e produkteve të domosdoshme ushqimore janë dyfyshuar. Të dhënat e Entit të Statikës tregojnë se shporta e konsumit për një familje katëranëtarëshe shkon në afërsisht 46 mijë denarë, ndërkohë që paga minimale tashmë e garantuar është 18 mijë denarë, ndërsa paga mesatare është afërsisht 30 mijë denarë.
Po të merret një mesatare në nivel shteti duke përllogaritur pagën minimale mesatare del që një familje duke llogarritur dy të punësuar për një muaj është afërsisht 200 euro minus. Kjo i bie që çdo familje për të përmbushur nevojën e shportës së konsumit brenda muaji ka mangut afërsisht 200 euro.
Por, kjo nuk është gjithë pamja që na ofrohet në këtë kohë të vështirë krize të papërballueshme, sepse një numër i madh familjesh jetojnë vetëm me një pagë mesatare ose minimale. Ky minus brenda muajit del të jetë shumë më i madh në nivel shteti. Pikërisht ky minus të ardhurash po i detyron shumë qytetarë që të kërkojnë zgjidhje ” fatale” te kreditë e shpejta të cilat funksionojnë me normë interesi të papërballueshme. Sipas informacioneve kreditë e shpejta tashmë janë përditshmëri për një numër qytatarësh, një skemë fatale që ofron zgjidhje të përkohshme, por që i zhvat qytetarët deri në palcë.
Pikërisht duke e ndjekur këtë metastazë fatale të krizës është koha që qeveria të ndërhyjë në rregullimin e kētij biznesi bankar sidomos tash në kohë krize kur këto subjekte përfitojnë marramendshêm nga ngushtitë dhe statusi i rrënuar i qytetarëve. Sigurisht që seciili ka vullnetin e lirê pêr të kërkuar zgjidhje te këto subjekte të padefinuara bankare, por mbetet në duart e qeverisë që duke u bazuar në mbrojtjen e qytetarit dhe të konceptit të shtetit social të vë nê kontroll normat e interesit për këto subjekte, sepse ato nuk mund të funksionojnë jashtë çdo logjike financiare, duke penetruar me grykësi përfitimesh mbi dekompozimin social të qytetarëve. Pikërisht ky dekompozim social e bën të domosdoshëm intervenimin mbi këto subjekte që fuknsionojnë legalisht por me logjikë zhvatjeje pêrtej sistemit normal bankar.
Sigurisht pre e kredive të shpejta mbeten kategoritë më të varfëra të qytetarëve të cilit kërkojnë shpëtim për të lidhur muajin me muajin. Qeveria me masat antikrizë tashmë ka përfshirë kētë kategori të rasteve sociale, por kjo ndihmë duket krejt e pamjaftueshme për të mbushur boshllëkun e madh të shportës së konsumit të dyfishuar për shkak të krizës dhe për shkak të çmimeve spekuluese të tregtarëve të regjistruara nga inspektorati i tregut.
Gjithsesi një dimension tjetër i krizës është dhe shtrenjtimi i paradokohshëm i energjisë elektrike dhe mënyra e përlligarritjes që i ka vendosur bizneset gati se para bankrotit. Disa nga kompanitë janë ankuar se po paguajnë pesëfish më tepër faturat e këtyre muajve në krahasim me muajt e njëjtë të vitit të kaluar me harxhim të njëjtë të energjisë elektrike. Këto kompani kanë qindra e mijëra të punësuar qē rrezikojnë të mbeten pa punë. Kjo edhe më tepër do ta zgjeronte dekompozimin social në shtet. Odat ekonomike kanë kërkuar si zgjidhje furnizim me energji elektrike me çmim të tregut të lirë si një mundësi për të mbijetuar këto boznese.
Masat antikrizë duken të mirëseardhura por tê pamjaftueshme në gjithë ato shtresime dekompozimi social të periudhës së tranzicionit. Qeverisë i mbeter të ekuilibrojë mes konceptit të shtetit social dhe sipërmarrësisë së rrezikuar që mund të prodhojë papunësi në këtë periudhë të vështirë krize të gjithanshme. Çdo anomali i adresohet qeverisë, sistemit si garantues të mirëqenies mininale socials. Për këtë shkak, siç kanë theksuar edhe ekspertët, nevojiten politika ekonomike afatgjate dhe të mirëmenduara që operojnë me të gjitha dimenenionet e krizës deri në thellësitë e padrejtësive dhe anomalive të tranzicuonit të përjetshëm.
Një ndër sugjerimet e ekspertve ka qenë edhe shmsngia, gjegjësisht ndalimi i përkohshëm i investimeve kapitale jo të domosdoshme dhe përqendrimi në dimensionet akute të krizës. Paratë në kohë krize duhet ditur ku mund të harxhohen. Shteti, qeveria duhet ta di këtë!

Të fundit