E premte, 26 Korrik, 2024

VITAMINA B12 NDIHMON KUNDËR DEPRESIONIT

Hulumtimet e fundit kanë treguar rënie të aftësisë kognitive te njerëzit e moshuar që kanë mungesë të vitaminës B12 dhe tepricë të acidit folik ose vitaminës B9, thotë Dr. Eduardo Villamor, profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Miçiganit. Disa kërkime kanë treguar që vitamina B12 mund të ndihmojë kundër depresionit dhe mund ta parandalojë demencën, por Villamor thotë se nevojiten më shumë kërkime mbi ndikimin e vitaminës B12 në këtë aspekt.

Shkruan: Fatjona Abdullahi

Vitamina B12 është një vitaminë e thjeshtë për t’u marrë, qoftë përmes ushqimeve apo suplementeve, ndërsa mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë dëmtime afatgjata në fijet nervore dhe në aftësinë kognitive.

Hulumtimet e fundit kanë treguar rënie të aftësisë kognitive te njerëzit e moshuar që kanë mungesë të vitaminës B12 dhe tepricë të acidit folik ose vitaminës B9, thotë Dr. Eduardo Villamor, profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Miçiganit.

Disa kërkime kanë treguar që vitamina B12 mund të ndihmojë kundër depresionit dhe mund ta parandalojë demencën, por Villamor thotë se nevojiten më shumë kërkime mbi ndikimin e vitaminës B12 në këtë aspekt.

“Roli i vitaminës B12 në performancën neurokognitive, veçanërisht te të moshuarit, është temë shumë intriguese” thotë Villamor. “Roli i vitaminës B12 në zhvillimin neurologjik të fetusit, foshnjave dhe fëmijëve është gjithashtu një fushë e rëndësishme e kërkimit.”

Simptomat e mungesës së vitaminës B12 variojnë nga lodhja e lehtë deri te komplikimet e rënda neurologjike

Villamor tregon se si njerëzit me mungesë të vitaminës B12 kanë një sërë simptomash në varësi të asaj se sa kohë kanë mungesë të lëndës ushqyese.

Njerëzit me një mungesë të butë të vitaminës B12 mund të kenë lodhje,sepse vitamina B12 reagon me komponentë tjerë në trup për të prodhuar energji dhe kjo është arsyeja pse një mungesë mund të çojë në lodhje.

Mungesa e lehtë ose mesatare e vitaminës B12 mund të shkaktojë anemi, që manifestohet kur trupit i mungojnë mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut për të ndihmuar në shpërndarjen e oksigjenit. Dr. Aaron Goodman, hematolog dhe profesor në UC San Diego Health, për Insajderin tregon se anemia e shkaktuar nga mungesa e vitaminës B12 mund të paraqitet me çarje ose plagë rreth gojës.

Ndërsa Villamor tregon se mungesa e moderuar e vitaminës B12 mund të çojë në një formë të anemisë të quajtur makrocitozë, kur qelizat e kuqe të gjakut zmadhohen. Gjendja zakonisht nuk prodhon simptoma, por mund të shfaqet në analizat rutinë të gjakut.

Mungesa e moderuar mund të çojë gjithashtu në neuropati periferike, ose dëmtim të nervave dhe palcës kurrizore. Simptomat e neuropatisë periferike përfshijnë probleme shqisore si ndjesi shpimi gjilpërash ose mpirje në duar dhe këmbë, dhe glositis, inflamacion i gjuhës që mund të rezultojë në ndjeshmëri ndaj ushqimit pikant.

Mungesa e rëndë mund të rezultojë në “manifestime serioze neurologjike dhe psikiatrike”, konsideron Villamo ndërsa simptomat neurologjike përfshijnë nervozizmin, aftësi të dobëta kognitive, depresion, psikoza dhe demencë.

Të fundit