Lamine Yamal dhe e dashura e tij Alex Padilla festuan së bashku “kurorëzimin” e Spanjës si mbretëreshë e Evropës. Adoleshenti Lamine Yamal, i cili hyri në historinë e Europianit, është fotografuar me Alex Padilla teksa pozojnë së bashku, ndërsa e dashura e tij mban Kupën në botë.
Padilla mban veshur fanellën e kombëtares spanjolle me nr.19 të Lamines teksa ka pozuar me superyllin, i cili u vlerësua si lojtari i ri i turneut në Gjermani. Dyshja shihen mjaft të afërt me njëri-tjetrin duke konfirmuar thashethemet se ajo është me të vërtetë e dashura e yllit të Barcelonës.
Lamine Yamal, tashmë ka shkruar historinë, duke debutuar me kombëtaren spanjolle. Sulmuesi u hodh në fushë nga stoli në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, kualifikuese për “Euro 2024”, dhe u bë lojtari më i ri që vesh fanellën e “furisë së kuqe” me 16 vjeç e 57 ditë.
Ai ia ka kaluar shokut të tij te Barcelona, Gavi, i cili debutoi me Spanjën në moshën 17 vjeç dhe 62 ditë. Për ta bërë edhe më të paharrueshëm debutimin e tij me Spanjën, Lamin Yamal e ka kurorëzuar me një gol të mrekullueshëm në minutën e 74-t që vulosi dhe fitoren 1-7 të Spanjës në Tbilis.
Ai është bërë në të njëjtën kohë golashënuesi më i ri i të gjitha kohërave në një ndeshje kualifikuese të luajtur në Europë.