E diel, 19 Maj, 2024

DREJTËSIA NË AULIDË

Nga një sistem që pretendon paanshmërinë, sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut me një cinizëm korridoresh kafkiane ka përfunduar në një stivë zvarritjesh dhe harrese. Ky sistem kafkian nuk ta jep as shansin për ta dëshmuar pafajësinë edhe atêherë kur dalin në dritë momente dhe prova të reja. I tillë është rasti edhe i tashmë të ndjerit Rexhail Qerimi i rastit ” Alfa”. Kurdoherë që mund të pretendohet për prova të reja drejtësia e ka për detyrë që ta rimarrë në shqyrtim një rast. Ky mbetet postulat në procedimet për të vendosur drejtësinë, sepse ajo gjithmonë procedon me fakte dhe me të vërtetën.

Shkruan: Bardhyl Zaimi

Maqedonia e Veriut njihet për zvarritjet spektakolare. Të gjitha dimensionet e sistemit pluskojnë në një kënetê indiference përgjatë tranzicionot tridhjetë vjeçarë. Yrishet politike për të ndryshuar dhe rikuptimësuar sitemin mbeten fluska bjerrakohëse. Sa e sa herë është trumbetuar për reforma, por në fakt gjithë këto retorika kanë përfunduar në mospërfillje dhe në të shumtën e rasteve në arrogancë.
Pikërisht ky sistem arrogant ka mbështjellë me arrogancë korridoresh të pareformueshme edhe sistemin e drejtësisë. Nga një sistem që pretendon paanshmërinë, sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut me një cinizëm korridoresh kafkiane ka përfunduar në një stivë zvarritjeje dhe harrese. Ky sistem kafkian nuk ta jep as shansën për ta dëshmuar pafajësinë edhe atêherë kur dalin në dritë momente dhe prova të reja. I tillë është rasti edhe i tashmë të ndjerit Rexhail Qerimi i rastit ” Alfa”. Kurdoherë që mund të shfaqen dyshime dhe dalin prova të reja drejtësia e ka për detyrë që ta rimarrë në shqyrtim një rast. Ky mbetet postulat në procedimet për të vendosur drejtësinë, sepse ajo gjithmonë procedon me fakte dhe me të vërtetën.
Por, kjo nuk mund të pretendohet në Maqedoninë e Veriut në vendin ku gjithë shpresa për reformim të sistemit të drejtësisë mbyllet brenda çantave misterioze “Louis vuitton”. Në Maqedoni tashmë ka një mosbesim të jashtëzakonshëm ndaj sistemit të drejtësisë, sidomos pas atakut ndaj PSP-sê, që ishte një dritë në fund të tunelit kafkian të drejtësisë.
Maqedonisë i duhen reforma të thella në sistemin e drejtësisë që gradualisht ta kthejë besimin e qytetarëve. I duhet një procedim tjetër gjithëpërfshirës për ta çliruar sistemin e drejtësisë nga kthetrat e politikës dhe zhvatësit e tranzicionit që me vite mbajnë lëndët të pazgjidhura në sirtarët e harresës.
Më herët kur kishte filluar dekompozimi PSP-së , duke ngritur metaforën e flijimit e kisha definuar atë situatë si ” Drejtësia në Aulidë”. Asgjë nuk ka ndryshuar, ajo tashmë është flijuar!

Të fundit