E martë, 7 Maj, 2024

GJAKMARRJE, 17-VJEÇARI I MERR HAKUN BABAIT

Motivi i gjakmarrjes ka shtyrë një 17-vjeçar t’i marrë jetën 65-vjeçarit Lek Lekgjonaj, përcjell KDP.

Sipas të dhënave të fundit mësohet se 17-vjeçari Florian Pervathi, ka qëlluar për vdekje vëllain e vrasësit të babait të tij. Viktimë ka mbetur 65-vjeçari Lek Mark Lekgjonaj. Vëllai i viktimës, rreth 10 vite më parë kishte qëlluar për vdekje babain e autorit të krimit.

Policia bëri me dije se autori i krimit të rëndë, adoleshenti Florian Pervathi, është kapur vetëm pak minuta pasi kishte kryer vrasjen.

“17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin Lek Lekgjonaj, 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje”, konfirmoi policia.

Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës.

Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit Florian Pervathi.

17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin Lek Lekgjonaj, 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit