E diel, 19 Maj, 2024

HISTORIANI BRITANIK: ‘SERBËT PO PËRGATISIN AGRESIONIN PËR NDARJEN E BeH’

Historiani i njohur britanik Marko Attila Hoare ka deklaruar kohë më parë se druan se kriza në Bosnjë e Herecegovinë do të anojë kah ata të cilët dëshirojnë shpërbërjen e këtij vendi. Ai vlerëson se situate ka shumë ngjashmëri ndërmjet vitit 1992 dhe 2021: ‘Udhëheqjet serbe në Beograd dhe në Bosnjë e Hercegovinë po përgatisin aktin e agresionit për ndarjen e Bosnjë e Hercegovinës,’- transmeton KDP

Në një intervistë për televizionin Al Jazzera Balkans, ish-investiguesi i krimeve të luftës pranë Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë ka shpjeguar tezën duke e mbështetur në argumentet vijuese: ‘Ka forca të foqishme që punojnë për shpërbërjen e BeH. Regjimi i Dodikut në RS ka synime të qarta politike dhe një strategji të qartë për arritjen e pavarësisë brenda kufijve ekzistues të RS (plus Bërçko). Dodik ka aleatë të fuqishëm – jo vetëm (presidentiin e Serbisë Aleksandar) Vuçiqin dhe (presidentin rus Vladimir) Putinin, por edhe qeveritë populiste të krahut të djathtë të Hungarisë dhe Sllovenisë brenda aleancës perëndimore, pastaj Kroacinë në ballë me presidentin e vet antiboshnjak dhe anti-Bosnjës Zoran Milanoviq,”– transmeton KDP-ja deklaratën e historianit britanik sipas të cilit duket se aleanca perendimore është e pavendosur për t’ju kundërvënë për shkak të ‘udhëheqjes së dobët amerikane dhe tendencave të fuqishme të bashkëpunimit me Rusinë nga ana e Francës dhe Gjermanisë’. Krahas kësaj, vëren ai, ‘edhe klasa politike boshnjake dhe pro-boshnjake në BeH ‘nuk ka strategji koherente të qëndresës’. Zgjidhja, sipas Marko Attila Hoares është që Aleanca perendimore të pengojë që Milorad Dodiku ta shkëpusë Republika Serpskën nga Bosnjë e Hercegovina e kjo mund të arrihet, sipas tij, me dërgimin e ushtarëve shtesë, para së gjithash në Bërçko. Këtë duhet bërë sa më parë: Në rast të çfarëdo shpalljeje të pavarësisë së RS, ajo duhet të shpallet ilegale dhe një entitet kryengritës dhe fuqitë perendimore duhet të ndihmojnë organet qendrore të shtetshmërisë boshnjake – që përfaqësojnë dy anëtarët e Presidencës boshnjako-herecegovinase që mbështesin BeH – për vendosjen e kontrollit mbi territorin e RS. Sjellja e deritashme secesioniste e Dodikut reduktohet  në refuzimin e Marrëveshjes së Dejtonit, kështu që udhëheqja e Perëndimit dhe e BeH duhet ta konsiderojnë këtë marrëveshjen të pavlefshme dhe të veprojnë në mënyrë të njëanshme drejt vendosjes së një rendi të ri kushtetues për BeH, me një pushtet të fuqishëm shtetëror qendrore dhe një veto kombëtare,’– thotë ai.

Në një situatë të këtillë, Hoares nuk përjashton mundësinë e përshkallëzimit të situatës: ’Ka shumë ngjashmëri ndërmjet vitit 1992 dhe 2021. Udhëheqjet serbe në Beograd dhe në Bosnjë e Hercegovinë po përgatisin aktin e agresionit për ndarjen e Bosnjë e Hercegovinës, me qëllimin afatgjatë që pjesë të BeH nën kontrollin serb t’ia bashkojnë Serbisë, me çka do të vendosej ‘Serbia e Madhe’. Krerët perendimorë, bash sikurse më 1992, duken të papërgatitur për t’ju kundërvënë agresionit,’- vlerëson ish-investiguesi i krimeve të luftës pranë Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë duke shtuar se, në njëfarë mënyre situata është më e keqe se në vitin 1992, kur krisi lufta në Bosnjlë, për shkak se, argumenton ai, atëbotë udhëheqja ruse në ballë me Boris Jelcinin ndiqte një rrugë të matur të miqësisë me Perendimin dhe nuk e mbështeste seriozisht udhëheqjen serbe: ‘Sot, me Vladimir Putinin, Rusia është shumë më agresive, haptazi revizioniste, antiperendimore dhe i mbështet planet serbomëdha’. Qëllimi i Putinit, përfundon historiani britanik është që, përmes tensioneve, si në ish-republikat sovjetike ,ashtu edhe në Ballkanin Perendimor, të pengojë integrimin euro-atlantik të tyre, përkatësisht të ‘rikthejë hegjemoninë ruse mbi ish-hapësirën sovjetike dhe të krijojë sferë të re të influencës në Ballkan,’– transmeton KDP deklaratën e historianit britanik Marko Attila Hoare, për tv Al Jazzera Balkans.

Të fundit