E premte, 3 Maj, 2024

KOMPANIA E KONSULLIT TË BJELLORUSISË FITOI MARRËVESHJEN 19-MILIONËSHE PËR FURNIZIM ME RRYMË TË RMV

Kompania shtetërore për prodhimin e energjisë elektrike SHA ESM, ose ish-ELEM, ka lidhur marrëveshje me “Markovski Kompani” në vlerë prej 1,5 miliardë denarë ose gati 19 milionë euro, njoftoi dje Fokus, përcjell KDP.

“Markovski Kompani” është një kompani në rritje të vazhdueshme si rezultat i punës në REK Manastir. Pronari i saj Borçe Markovski është Konsull Nderi i Bjellorusisë në vend.

Bëhet fjalë për një marrëveshje kornizë me një operator ekonomik për një periudhë 12 mujore.

Sipas të dhënave nga Regjistri Qendror, kjo kompani është themeluar në vitin 2002, me një investim në para të gatshme prej 2500 euro. Pronari i kompanisë, aktiviteti kryesor i së cilës është ndërtimi i objekteve të inxhinierisë civile, është Borçe Markovski nga Manastiri, i cili është edhe menaxher.

Ndryshe, ai u kthye në vend pas disa vitesh qëndrimi në Serbi, ndërsa në vitin 2016 u zgjodh Konsull Nderi i Bjellorusisë në Maqedoninë e Veriut. Në një nga daljet e rralla publike të Markovskit, ai tha se do të japë kontribut maksimal në forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

Kompania vetëm në 12 muajt e fundit ka nënshkruar dhjetëra kontrata për prokurim publik, ndërsa në mesin e vitit ka fituar tenderin nga ESM për gërmimin në minierën Brod Gneotino, një investim me vlerë mbi 700 milionë denarë ose mbi 11 milionë euro.

Të fundit