E premte, 17 Maj, 2024

TURQI: VAZHDON ZHVLERËSIMI I LIRËS

Të mërkurën lira turke ka shënuar një rënie vlere prej tre për qind duke thellur kështu rrezikun nga inflacioni dhe rënia shtesë ekonomike. Një ditë më pare lira humbi 15 për qind të vlerës si efekt i paraqitjes së presidentit Rexhep Taip Erdogan në mbrojtje të uljes së paradokohshme të shkallës së kamatave.

Mëngjesin e së mërkurës kursi i valutës turke në raport me dollarin ishte 13.15, por më vonë ran ë 13.05. Të marten shënoi vlerën rekorde të të gjitha kohërave prej 13.45 për qind. Rënia e lirës po vazhdon tash 11 ditë, ndërsa në nivel vjetor tashmë ka humbur 43 për qind të vlerës. Vetëm nga fillimjava e kaluar rënia është për 24 për qind. Hëpërhë, nuk ka paralajmërime për ndërhyrje me qëllim të parandanlimit të rënies. Banka Qendrore e Turqisë tha të martën se do të mund të përfshihet vetëm në rast të ‘destabilizimit tejmase’ të kursit.

Rrjedhimisht, prej dy vjetësh lira turke ndodhet në rënie. Kundër kësaj gjendjeje në fund të vitit të kaluar presidenti turk ndërmori një veprim me efekt mediatik: Ai kumtoi ‘epokën e re të ekonomisë’ dhe kjo u shoqërua me largime spektakolare nga funksione të larta. Fillimisht u lirua nga detyra kreu i Bankës Qendore, Murat Uysal, pastaj ministri i Financave, që është edhe dhëndri i Erdoganit. Mjerisht, deri tani nuk ndjehet gjë nga fillimi i ri: Turbulencat në valutë janë përkeqësuar, madje aty ku e ndjen më shumë populli turk – tek çmimet e artikujve

ushqimorë të cilat muajt e fundit janë rritur në masë të paparë.

KDP

Të fundit