E shtunë, 18 Maj, 2024

“PDSH bashkë me partnerët e brendshëm dhe të jashtëm arritën t’i zbrapsin këto plane ogurzeze”

Kyesia Qendrore e PDSH-së në përbërje të zgjeruar me kryetarët e degëve ka mbajtur mbledhje ku është diskutuar për situatën aktuale politike për të cilën ka referuar kryetari i partisë, Menduh Thaçi.
“Roli konstruktiv i PDSH-së në tejkalimin e situatës e cila u krijua si pasojë e destruktivitetit me qëllim të shkaktimit të destabilizimit politik ishte vendimtar në rruajtjen e kursit euro-atlantik të vendit”, thuhet në komunikatën e partisë.
“Kjo qasje e opozitës që për qëllim kishte jo vetëm rrëzimin e qeverisë por edhe rireshtimin strategjik anti-evropian dhe anti-NATO që është në kundërshtim me interesat kombëtare të shqiptarëve jo vetëm këtu por edhe më gjërë në rajon.”
“PDSH bashkë me partnerët e brendshëm dhe të jashtëm arritën t’i zbrapsin këto plane ogurzeze, që për fat të keq bartësit e këtij projekti ishin partitë opozitare shqiptare të cilat pësuan fijasko në zgjedhjet e fundit.”
Njoftohet se Kryesia Qendrore e PDSH-së autorizoi kryetarin e partisë që të vazhdojë bisedimet dhe kontaktet e mëtejme me qëllim stabilizimin e situatës dhe vazhdimin e kursit euro-atlantik të kësaj qeverie.

Të fundit