E shtunë, 18 Maj, 2024

MË 16 NËNTOR NË BRUKSEL VAZHDON DIALOGU PRISHTINË-BEOGRAD

Prishtina dhe Beogradi konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në takimin e Brukselit, ku sipas BE-së do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe për çështjet e hapura.

Ekipet negociuese të Kosovës dhe Serbisë takohen të martën në Bruksel për të vazhduar dialogun, ndonëse qysh tani ka kundërthënie ndërmjet Kosovës dhe Serbisë se për çfarë saktësisht negociohet këtë herë.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian thanë, se në raundin e ri të takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani dhe çështjet çështjet e hapura e rrugën përpara në dialog.

Nga zyra e kryeministrit të Kosovës thonë se, “temat e diskutimit në takimin bilateral do të jenë çështja e të zhdukurve, e energjisë dhe lëvizja e lirë”, ndërkaq “data për takimin e mundshëm për dialogun në nivel politik ndërmjet liderëve varet nga rrjedha e procesit dhe dakordimi për çështjet në nivel kryenegociatorësh”.

Të fundit