E shtunë, 18 Maj, 2024

FERATI: MASKA NUK DËMTON SHËNDETIN DENTAL

Shëndeti dental nuk duhet neglizhuar shkaku i pandemisë sepse është tepër i rëndësishëm për shëndetin e çdo njeriu në përgjithësi.

Këtë në emisionin “Happy Day” të televizionit Klan Maqedonia e tha profesori universitar dhe specialisti i kirurgjisë maksillofaciale, Qenan Ferati.

“Ne si stomatologë ishim dhe ende jemi në vijën e parë të frontit. Ne e dimë se në ditët e para të infektimit me virusin korona asnjë pacient nuk e din se e ka këtë virus. Kështu që ne jemi ballafaquar me kësi rastesh”, thotë ai.

Ferati është themelues dhe i angazhuar si dokotor stomatolog në ordinacën e njohur private “Apolon Tetovë”. “Që nga fillimi i pandemisë ne kemi aplikuar masat më të larta mbrojtëse nga koronavirusi, gje që ka mbrojtur edhe shëndetin e pacientëve, edhe atë të të punësuarve”, shprehet ai.

Ferati si doktor shkencash dhe njëherësh edhe doktor specialist, mban mësim praktik dhe teorik në Universitetin e Tetovës që nga viti 2010. Një pjesë të ushtrimeve dhe mësimdhënies në ciklin e parë të studimeve të programit studimor doktorë të stomatologjisë dhe të programit studimor doktorë të mjekësisë
dentale e mban në Poliklinikën Stomatologjike “Apolon” në Tetovë, e cila tashmë është e pajisur me kushtet më moderne ndërkombëtare për këtë veprimtari.

Me prezantime orale dhe postere ka marr pjesë në konferenca ndërkombëtare shkencore dhe profesionalë si autor dhe koautor i punimeve shkencore në lëminë e Kirugjisë Maxillofaciale Kirurgjisë Orale, Implantologjisë, principeve kirurgjike në implatlologjine orale, nga të cilët një numër i madh i këtyre punimeve shkencore janë botuar në revist ashkencore me impact faktor/factor ndikimi. Në mënyrë active merr pjesë në shumë tubime shkencore, dhe ligjërata në vend dhe jashtë vendit.

Përveç se është kryetar i Shoqerisë Stomatologjike Shqiptaretë Maqedonisë që nga viti 2017, Ferati është anëtar në shumë shoqata dhe asociacione mjekësore kombëtare dhe ndërkombëtare në vend dhe jashta vendit si: nënkryetar i Odës Stomatologjike të Maqedonisë-2018, anëtar i EAOCMFS, anëtar I.T.I .Team ( International Team of Impantology), edukator i Straumann Team&( International Team of Impantology), anëtar i Kirurgeve Maxillofacial Mbarëkombëtar, anëtar i Shoqates se ImplantologeveteMaqedonisë, anëtar Bordi – Qendra Simulative Mjekesore e Maqedonisë së Veriut, visting Profesor Universiteti Mjekësor i Tiranës si dhe visiting Profesor Universiteti Kombeve të Bashkuara ECPD me seli në Beograd.

Në intervistën e dhënë Ferati flet edhe për frikën që ekziston te njerëzit nga mbajtja e maskës, kinse e njëjta dëmton shëndetin.

“Unë më shumë se 20 vite në 80 përqind të ditës jam me maskë. Edhe kolegët e mi poashtu. Nuk është e vërtetë se i dëmton dhëmbët apo shëndetin”, thekson ai.

Bisedën e plotë e gjeni në videon më poshtë:

Të fundit