E premte, 17 Maj, 2024

Pelosi kërkon që Trump të mos ketë qasje në kodet bërthamore

Pelosi ka kërkuar që të ndërmerren masa në mënyrë që Trump të mos ketë mundësi të urdhërojë ndonjë sulm, përfshirë edhe sulm të mundshëm bërthamor

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha të premten se ka folur me një komandant të lartë ushtarak të Shteteve të Bashkuara, lidhur me vendosjen e disa masave kufizimeve ndaj presidentit, Donald Trump.

Pelosi ka biseduar me gjeneralin Mark Milley me të cilin ka diskutuar për parandalimin e Trumpit për inicimin ndonjë sulmi ushtarak ose “qasjen në kodet bërthamore dhe urdhërimin e ndonjë sulmi bërthamor”.

“Situata me këtë president nuk mund të jetë më e rrezikshme dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur popullin amerikan, nga sulmet e tij të pabalacuara mbi shtetin dhe demokracinë tonë”, tha Pelosi në një letër që u dërgoi kolegëve të saj.

Pelosi do të takohet të premten me zyrtarë të tjerë të lartë demokratë për të diskutuar lidhur me mënyrat e largimit të Trumpit nga zyra, duke mos e përjashtuar as mundësinë e nisjes së procesit gjyqësor ndaj presidentit Trump, që njihet me termin “impeachment”.

 

Marrë nga REL

Të fundit