Nxënësit e ShMP “Jahja Kemal” të Strugës së bashku me komunën e Strugës organizuan të shtunën një aktivitet pastrimi. Ata zgjodhën një nga vendet me më shumë mbeturina të hedhura – plazhi i qytetit, i cili është pastruar në tërësi.
Siç njofton shkolla, përveç nxënësve në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe mësuesit dhe disa punëtorë të komunës.
“Gjithkush dëshiron të ketë një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm. Kështu që çdo copë plehrash që heq, zbulon diçka të bukur. Ky është vendi ynë, planeti ynë dhe përgjegjësia jonë. Dita Botërore e Pastrimit është e organizuar në mbi 180 vende në të gjithë botën, sot ne u bëmë pjesë e saj gjithashtu”, thuhet në njoftim.