E shtunë, 18 Maj, 2024

JA ÇFARË NDODH ME NE PAS VDEKJES

Përvojat afër vdekjes kanë tërhequr shumë vëmendjen kohët e fundit, përcjell portali KDPOLITIK.COM një hulumtim të The Atlantic.

Te filmi i vitit 2014 “Parajsa është reale”, bëhet fjalë për një për një djalë të ri që u tha prindërve të tij se ai kishte vizituar parajsën ndërsa ishte duke bërë një operacion urgjent. Ky film fitoi 91 milionë dollarë vetëm në Shtetet e Bashkuara. Libri mbi të cilin u bazua, i botuar në 2010, është shitur rreth 10 milion kopje dhe ka kaluar 206 javë në listën e titujve më të shitur të New York Times.

Historitë e tyre janë të ngjashme me ato të treguara në dhjetëra nëse jo qindra libra dhe në mijëra intervista me përvoja të afër vdekjes, siç e quajnë ata vetë, gjatë dekadave të kaluara.

Megjithëse detajet dhe përshkrimet ndryshojnë nga kulturat, tregimi i përgjithshëm i përvojës është jashtëzakonisht i ngjashëm. Përvojat perëndimore të gjendjes “afër vdekjes” janë më të studiuarit. Shumë nga këto histori lidhen me ndjesinë e lundrimit lart dhe shikimit të skenës rreth trupit të pavetëdijshëm të një personi; kalimi i kohës në një fushë të bukur, të botës tjetër; takimi i qenieve shpirtërore (disa i quajnë engjëj) dhe një prani e dashur që disa e quajnë Zot; takimi me të afërmit ose miqtë e humbur gjatë jetës; duke kujtuar skena nga jeta e dikujt; ndjenjën e një ndërlidhjeje me të gjithë krijimin, si dhe me një ndjenjë të një dashurie tepër të madhe, transcendente; dhe më në fund duke u thirrur, pa dëshirë, larg nga fusha magjike dhe kthimi përsëri në trupin e vet.

Shumë njerëz që përjetuan gjendjen afër vdekjes thonë se “bota e përtejme nuk duket si ëndërr apo halucinacion” por, siç e përshkruajnë ato – “ajo botë është më reale se jeta reale”. Ato janë ndryshuar thellësisht më pas dhe kanë tendencë të kenë probleme të futen në jetën e përditshme. Disa fillojnë me ndërrime radikale në karrierë ose i lënë bashkëshortët.

Më shumë lexoni në The Atlantik

Të fundit