E premte, 10 Maj, 2024

Ftesa e Ahmetit për takim të përbashkët

Autor: Blerim Ismaili

Në moment ku shqiptarët fituan numër rekord të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, më saktësisht 32 dhe kur hartohen detajet e Qeverisë së re, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti vendos të bëjë ftesë për takim të përbashkët me liderët e partive tjera parlamentare shqiptare (Alternativa, Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Partisë Demokratike Shqiptare).

Bashkimi Demokratik për Integrim si parti e cila bindshëm fitoi zgjedhjet me mbi 105 mijë vota (15 mandate) dhe lideri Ali Ahmeti me shumë të drejtë ju drejtohet partive parlamentare shqiptare, hap ky në momentin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Vlen të theksohet se edhe pse në fillim partitë tjera shqiptare refuzuan idenë për kryeministrin e parë shqiptarë, jemi dëshmitar se po këto parti ndërruan mendim dhe tashmë janë përkrahës të kësaj ideje madhështore.

Liderët e vërtetë dhe të suksesshëm nuk krijojnë ndjekës por krijojnë liderë të rinj, në këtë frymë dhe Ali Ahmeti dhe BDI duke ndarë vizionin e tyre dëshirojnë t’i inspirojnë partitë tjera parlamentare shqiptare dhe tu bëhet me dije se ideja për Kryeministrin e parë shqiptar tashmë është vizion i realizueshëm.

Një burrë shteti është ai që mendon për gjeneratat e ardhshme kurse një politikan është ai që mendon vetëm për zgjedhjet e ardhshme, kjo ftesë e Ali Ahmetit dëshmoi se bëhet fjalë për politikan me vizion të qartë dhe të thellë, dobinë që do ia shohin të gjithë qytetarët e shtetit tonë. Tashmë, pasi ftesa është bërë publike, mbetet të shohim cila parti ndan këtë vizion e cila parti bën gara për pikë ditore politike dhe pushtet.

Të fundit