E premte, 10 Maj, 2024

EKONOMIA PANDEMIKE

Autor: Faton Halili

Ekonomia është në prag të falimentimit në Maqedoninë e Veriut. Këtë më e di i madhë e i vogël. Ajo ka filluar që prej miratimit të projektit “Skopje 2014”. Kriza filloi të bie me hapa të shpejtë, saqë kjo krizë ka marrë një hovë të madh drejt falimentimit total.

Ky kolaps ekonomik i krijuar gjatë viteve të fundit ka bërë që qytetarët të futen në borxhe që s’janë normale për standardet tona jetësore. Kompanitë e mëdha dhe ato të mesme ngadalë po e humbin fuqinë e tyre puntore, dhe bashkë me të, edhe forcën konkuruese në vend dhe rajon. Kjo dukuri do t’i shkaktojë vendit dhe qytetarëve të saj një varfëri në vitet në vijim dhe do t’i shkaktojë një “epidemi ekonomike” fatale për vetë shtetin dhe bizneset, të cilët po e humbin arsyen e konkurencës dhe ekzistencës në treg, duke luftuar për mbijetesë.

Në mendjet e qytetarëve është krijuar dhe imponuar bindje , se vetëm përmes administratēs dhe byrove të shtetit mund tē sigurohet një e ardhme më e mirë për ta, sakaq realiteti dhe pragmatizmi ekonomik flet ndryshe; punësimet e stërngarkuara në sektorin publik nuk janë asgjë tjetër veç se parazitizëm institucional nē kurriz të taksapaguesve lojal dhe të ndershëm të shtetit.

Investimet kapitale dhe tatimet regresive për sektorin privat janë e vetmja rrugë për ta ndihmuar mirëqenien e përgjithëshme të qytetarëve, bile kjo do t’i pakësonte defektet që pandemia i ka shkaktuar , dëmet vrastare themeleve të ekonomisë. Defiçiti buxhetor i vendit është i frikshëm, ngase në vitet e kaluara buxheti ‘’shërohej’’ vetëm përmes remitencave të mërgimtarëve, ata ishin si bombolat e oksigjenit që vinin në funskion, saherë që të kishte nevojë ekonomia jonë .

Qasja e institucioneve ekonomike për ta ndihmuar popullin ka qenë e zbehtë, ata nuk kanë arritur të bëjnë alokimin e mjeteve financiare deri tek qytetari i rëndomtë që gjendja socio – ekonomike t’i përmirësohet sado pak. Institucionet e ‘fasadës’ edhe njëherē treguan se janë të kalbura mbrenda për brenda, tē rrënuara dhe të denigruara ndër vite.

Kjo baticë e pandemisë ka dërrmuar shtetin saqë, zbatica e po asaj, do ta fundosë tërësisht këtë vend me aktorët dhe palaçot më të mrekullueshëm që kemi parë ndonjëherë .

Shpresa e vetme është tek faktori ndërkombëtar, nëqoftëse merr në administrim të përkohësishëm të gjitha digasterët e sektoreve mbrenda shtetit, për të na shpëtuar nga balta e krijuar ndër vite.

 

KDP jo gjithëherë pajtohet me qëndrimet e shprehura në këtë rubrikë.

Të fundit