Duke u përballur me valën e dytë të infeksionit me Covid-19 rritet numri i të infektuarve edhe në Ohër. Kryetari i komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski thotë se qyteti është i hapur për të gjithë, vetëm duhet të respektohen masat. Fundjavën që kaloi Ohri dhe Struga u vizituan nga mijëra bashkëqytetarë që shkaktoi frikë reale te popullata lokale
Autore: Xhumadije Ibrahimi
Rritet numri i të infektuarve të rinj me Covid-19 në Ohër, për çka shtabi lokal i krizës pas përfundimit të festës së Pashkëve ka kërkuar nga Shtabi kryesor të kufizohet lëvizja në mes komunave me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit, por propozimi i njëjtë është refuzuar. Fundjavën që kaloi Ohri dhe Struga u vizituan nga mijëra bashkëqytetarë që shkaktoi frikë reale te popullata lokale.
Duke u përballur me valën e dytë të infeksionit me Covid-19 rritet numri i të infektuarve edhe në Ohër. Kryetari i komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski thotë se qyteti është i hapur për të gjithë, vetëm duhet të respektohen masat.
“Kemi dërguar kërkesë te Shtabi kryesor koordinativ i krizës që të analizohet mundësia nëse ka mundësi të kufizohet lëvizja e njerëzve nga njëra komunë në tjetrën, por kjo nuk u pranua. Tani është e saktë se numri i të sëmurëve është më i madh, si do që të jetë me përmirësimin e motit dhe afrimin e sezonit turistik me respektim të masave nuk shoh problem”, thotë Georgievski.
Georgievski thekson se dëmet në sektorin e turizmit janë të mëdha, për largime masive të punëtorëve nuk ka dëgjuar, por parashikon se largimet nga puna mund të vijnë nga sektorët më të prekur.
“Nuk mund të them në lidhje me ato shifra, nuk kam dëgjuar për fabrika të mbyllura, me siguri bëhet fjalë për raste sporadike të largimit të të punësuarve në një pjesë të sektorëve që janë të prekur , megjithatë nuk kam dëgjuar për largime masive nga puna”, thekson Georgievski.
Përndryshe gjatë fundjavës që kaloi pjesa më e madhe e qytetarëve, nga qytetet ku pati orë policore disaditëshe, iu drejtuan Ohrit, pjesa më e madhe e tyre u vendosën në shtëpitë ose banesat e tyre, ndërsa për të gjithë ata që kanë kërkuar qëndrime inspektorët kanë shqiptuar dënime. Georgievski thekson se Ohri mbetet qytet i hapur për të gjithë ata që i respektojnë rekomandimet dhe mbajnë pajisje mbrojtëse.