E mërkurë, 18 Shtator, 2024

BOGOVINA SHNDËRROHET VATËR E KORONAVIRUSIT: 8 TË INFEKTUAR, 156 NË IZOLIM

Në komunën e Bogovinës numri i të infektuarve me  Covid 19 ka arritur në 8, pasi që një  mjek nga ky fshat ka rezultuar pozitiv ndaj korona virusit. Gjatë periudhës dy javore  i njëjti mjek ka pasur kontakt  me 156 presona  të tjerë, kryesisht pacientë, të cilët të gjithë janë në izolim.

Këtë e konfirmoi edhe kryetari i komunës së Bogovinës  Albon Xhemaili, i cili tha se për momentin në këtë komunë janë marrë masa.

“Sa e morëm lajmin se kemi edhe pesë raste të reja dhe numri total është  8 persona  pozitiv me Covid 19, menjëherë u morën masat duke filluar nga një fletë urdhëresë  që ka pas kontakt direkt ose indirekt me personin në fjalë  kështu që numri ka arritur në 156. Këta persona do të  izolohen dhe do të rrinë në shtëpi  dhe do të kontrollohen dy herë në ditë nga organet kompetente siç është Ministria e Punëve të Brendshme”, tha Albon Xhemaili, Kryetar i Komunës së Bogovinës.

Ndërsa Zëvendëskryeministri Bujar Osmani  gjatë vizitës që i bëri kësaj  komune në orët e paradites,  tha se Qeveria ka rekomanduar që në këtë komunë të shtohet numri i testeve për Covid-19.

“Nuk ka nevojë për masa shtresë restriktive , ajo çka komisioni I shëndetësisë sot ka propozuar është që  numri I testimeve vetëm në komunën e Bogovinës , kjo do jetë masa e parë që do e ndërmarrë qeveria”, tha Bujar Osmani, Zv Kryeministër.

Nga shtabi i krizës së  Komunës së Tetovës kanë kërkuar që  të ndërpritet transporti ndër urban mes të gjitha komunave si masë preventive.

“Të ndërpritet transporti ndër urban në mes të gjithë komunave të rajonit të Pollogut, duke  u nisur nga logjika për shkak se rastet janë në pika të ndryshme , ndërprerja e këtij lloj komunikimi  apo pengimi dhe mbajtjen në kontroll të  situatës me tendencën në rritje”, tha Teuta Arifi, Kryetare e Tetovës.

Numri i përgjithshëm  në Tetovë  me të infektuar ka arritur në 49. Nga numri i përgjithshëm 20 janë qytetarë të komunës së Tetovës, rastet tjera janë nga vendbanimet tjera./tv21

Të fundit