E diel, 13 Korrik, 2025

ShMP “Jahja Kemal” shpall konkurs për dhënien e bursave për arsimin e mesëm

Shkolla e Mesme Private “Jahja Kemal” ka shpallur të enjten konkurs për dhënien e bursave për arsimin e mesëm për të gjithë nxënëxit që i plotësojnë kushtet, njoftojnë nga shkolla.

Për shkak të pandemisë COVID-19 (Coronavirus), njoftohet se provimi pranues për dhënien e bursave nuk do të organizohet dhe realizohet më 26 Prill 2020, siç ishte përcaktuar dhe shpallur më parë.

KDP ju sjell konkursin në tërësi:

“Pranimi i nxënësve të rinj në vitin e parë dhe dhënia e bursave do të realizohet si më poshtë:

Nxënësit të cilët nuk do të aplikojnë për bursa do të duhet të sjellin dëftesat nga klasa e 6-të, e 7-të dhe të 8-të. Këto nxënës do të mund të regjistrohen sipas raportit të komisionit të regjistrimit.

Dokumente dhe çertifikata të duhura për marrjen e bursave:

  1. Çertifikatë nga gara për marrjen e bursave në matematikë – fizikë e organizuar nga ShMP “Jahja Kemal” më 14.12.2019,
  2. Çertifikatë e klasës së 8-të nga Olimpiada shtetërore në matematikë,
  3. Çertifikatë e klasës së 8-të nga Olimpiada Shtetërore në Fizikë,
  4. Çertifikatë e klasës së 8-të nga Olimpiada Shtetërore në Informatikë,
  5. Çertifikatë e klasës së 8-të nga Olimpiada Shtetërore e Kimisë,
  6. Çertifikatë shtetërore ose ballkanike nga sporti dhe arti.

Studentët që dëshirojnë të marrin bursa duhet të paraqesin dokumentet e lartëpërmendur dhe do të pranohen për një intervistë me komisionin e regjistrimit i cili do të vendosë se cilët nxënës do të pranohen me bursë.

Telefoni për kontakt

Shkup 072 / 229-030 dhe 071 / 346-820

Bogovinë – Tetovë 071 / 386-342

Struga 071 / 346-817

Nga udhëheqësia e ShMP “Jahja Kemal”.

Të fundit