E shtunë, 12 Tetor, 2024

Kriza e Coronës: Europol paralajmëron nga mashtruesit

Frika nga virusi është një “model perfid biznesi” për mashtruesit, paralajmëron Autoriteti Policor i BE-së, Europol. Ofertat për vaksina janë të falsifikuara.

Të falsifikuara dhe pa efekt: Medikamente kundër Covid-19 ofrohen në rrjet. Europoli tërheq vëmendjen të bëhet kujdes.

Shumë sipërmarrje dhe të vetëpunësuar po humbasin porositë dhe xhirot për shkak të pasojave të krizës Corona në mbarë Europën. Por një tjetër degë ka koniunkturë të lartë: Mashtruesit bëjnë biznes me frikën, paralajmëron autoriteti policor i BE-së, Europol në Hagë. Catherine De Bolle, drejtore e Europolit deklaroi (27.03), se është e habitur me çfarë shpejtësie kriminelët po i zhvillojnë modelet e tyre të mashtrimit: “Ndërsa njerëzit luftojnë kundër krizës dhe ndihmojnë viktimat, ka edhe kriminelë, që shfrytëzojnë krizën. Këtë nuk mund ta pranojmë. Biznese të dyshimta gjatë një krize shëndetësore janë mjaft të rrezikshme dhe mund t’i rrezikojnë jetën e njerëzve.” Europoli koordinon autoritetet policore të BE-së dhe është përgjegjës për hetimet ndërkufitare.

Medikamente të rreme

Europol paralajmëron prej medikamenteve të falsifikuara, që ofrohen për shitje në internet. Në një aksion mbarëbotëror hetimesh në 90 vende bashkë me autoritete të tjera policore janë identifikuar mbi 2000 faqe interneti, në të cilat ofrohen medikamente pa efekt, spray ose kremëra kundër virusit Corona. Në kuadër të aksionit policor të emërtuar “Pandea” janë konfiskuar katër milionë kampione medikamentesh. Fjala është për medikamente antivirale ose tableta kundër malarjes, që nuk janë të licensuara në treg. Po ashtu janë në qarkullim edhe maska mbrojtëse, që ose nuk kanë efekt ose janë ekstremisht të kushtueshme. Që nga fillimi i marsit janë tërhequr nga qarkullimi 34.000 maska kirurgjikale me përbërje velo-kartë, thuhet në një njoftim të Europolit.

Den Haag Europol Zentrale (picture alliance/AP Photo)

Jo vetëm konsumatorë privatë të frikësuar kanë rënë pre e mashtrimeve, por ndonjëherë edhe institucione shtetërore. Në Belgjikë autoritetet porositën për pesë milionë Euro maska mbrojtëse tek një prodhues në Turqi, i cili nuk e solli asnjëherë furnizimin, njofton gazeta belge “Le Soir.”

Gazeta spanjolle “El Pais” duke iu referuar burimeve anonime shkruan, se autoritetet spanjolle kanë përdorur në Madrid 640.000 teste pa efekt ndaj Coronas. Ato dhanë shumë rezultate negative ndaj Coronas. Këto kampione testesh me sa duket e kishin origjinën nga një firmë kineze.

Komisioni i BE-së bën thirrje për të pasur kujdes

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në fillim të javës (24.03) përmes një video-mesazhi paralajmëroi prej mashtrueve. Secili duhet të bindet para se të bëjë porosi në internet për seriozitetin e ofruesit. Premtimet, se një vaksinë mund të blihet janë të rreme. Nëse një vaksinë është zhvilluar dhe licensuar, “këtë do ta mësoni nga burime të besueshme”, tha von der Leyen. Qeveritë dhe institucionet publike do ta komunikojnë këtë në kohën e duhur.

Punonjës të rremë ofrojnë teste

Europoli paralajmëron edhe nga një tjetër formë në rritje e vjedhjeve. Për shkak të kufizimeve të qarkullimit shumë sipërmarrje dhe qendra mjekësore janë bosh ose jo të ruajtura. po ashtu ka rritje të përpjekjeve për të hyrë në shtëpi private. Kirminelët thonë, se janë përfaqësues të autoriteteve ose sanitarë, që vijnë për të bërë test të Coronas ose për të verifikuar nëse personat qendrojnë vërtetë në shtëpi. Viktimat mashtrohen prej hajdutëve dhe si rrjedhojë ata i grabisin.

Jo vetëm në Europë ka ndërkohë probleme me mashtrime të tilla në faqet e internetit. Një firmë në Los Angeles, që regjistron automatikisht faqet e reja të inernetit, deklaroi, se portalet me fjalët kyç “Corona” ose “Covid” nuk janë të lejuara. Një gjyqtar në Teksas më parë vendosi me kërkesën e Ministrisë së Drejtësis të SHBA-së që të mbyllet kjo faqe interneti. Në të shiteshin doza vaksine për 4,95 Dollarë, që gjoja e kishin prejardhjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Menaxhuesit e këtij protali synonin që përmes arkëtimit të parave të fitonin akses tek të dhënat e kartave të kreditit të klientëve.

 

Të fundit