Thënie nga Stefano Benni.
- “Nëse në fëmijëri mëson të dorëzohesh, ashtu do të bësh gjithë jetën”
- “Kur nuk arrijmë më të dallojmë banditët nga deputetët, jemi deri në fyt”
- “Ideja është si gjoksi i femrave: nëse s’është i madh mjaftueshëm, mund të fryhet”
- “Duhet një forcë fizike e madhe për të vrapuar pas ëndrrave”
- “Vetëm dhimbja të shpjegon se ç’është jeta pa dhimbje”
- “Vetëm peshqit e ngordhur shkojnë nga shkon rrjedha”
Stefano Benni është një shkrimtar, poet dhe gazetar satirik italian. Librat e tij janë përkthyer në rreth 20 gjuhë të huaja dhe shënuan sukses të dukshëm. 2.5 milion kopje të librave të tij janë shitur në Itali./KultPlus