E shtunë, 27 Korrik, 2024

Palmer: Mbështesim hetimet transparente për akuzat ndaj PSP-së

Mbështesim hetimet transparente, të plota dhe të detajuara, ka thënë ndihmës sekretari amerikan i shtetit Metju Palmer, lidhur me dyshimet e ngritura në opinion ndaj Prokurorisë Speciale Publike dhe kryeprokurores Katica Janeva.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Pallmer ka thënë se nëse ekzistojnë dëshmi atëherë duhet të ngriten akuza adekuate dhe kjo do të ishte një dëshmi për sundimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë poashtu se shumë e rëndësishme është që pushteti dhe opozita të arrijnë marrëveshje për ligjin e ri të prokurorisë me të cilin PSP do të reformohet dhe modifikohet me qëllim që të mbrohet interesi shtetëror.

“Akuzat e tilla serioze kërkojnë përgjigje serioze. Nëse ekzistojnë dyshime, atëherë një akuzë adekuate do të jetë mundësia që autoritetet në Maqedoninë e Veriut të dëshmojnë respektimin e sundimit të ligjit, që paraqet bazën fundamentale e cila do ti ndihmojë Maqedonisë së Veriut të vazhdojë rrugën evropiane. Ne i mbështesim dhe inkurajojmë institucionet e Maqedonisë së Veriut ta përfundojnë këtë hetim”, ka thënë Palmer.

Të fundit