E shtunë, 27 Korrik, 2024

Historia përsëritet për Ramush Haradinajn (VIDEO)

Ishte 8 marsi i vitit 2005 kur dha dorëheqje nga posti i kryeministrit pasi ishte ftuar nga Tribunali i Hagës.

Por, Ramush Haradinajt po i përsëritet historia edhe 14 vjet më vonë.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po duhet ta lë sërish postin e shefit të qeverisë, veçse kësaj radhe po ftohet nga një gjykatë e re e cila po ashtu e ka selinë në Hagë.

Në fakt, kjo i bie të jetë hera e tretë që Haradinaj ftohet nga drejtësia ndërkombëtare të japë llogari për kohën e luftës.

Derisa më 3 prill 2008 trupi gjykues e shpalli të pafajshëm, Haradinaj nga Tribunali Ndërkombëtar për gjykimin e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi ishte thirrur edhe njëherë në vitin 2011.

Të fundit