E martë, 30 Prill, 2024

PRISHTINË: KONFERENCË SHKENCORE PËR COVIDIN E ZGJATUR

Më 18 maj në Prishtinë, në organizim të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë mbahet një konferencë shkencore në të cilën pritet të hidhet më shumë dritë mbi luftimin e pandemisë së koronavirusit. Në një deklaratë për kdp.mk,

Kryetarja e Federatës, Dr.med. Aurora Dollenberg, thotë se qëllimi I takimit të specialistëve të fushës nga rajoni dhe Evropa është që të hidhet më shumë dritë mbi COVIDIN e zgjatuir një sëmundje kjo e shkaktuar nga koronavirusi e që manifestohet nga lodhja kronike, marramendja, pagjumësia, probleme në zemër dhe vështirësi në frymëmarrje.

“Tema bosht do të jenë: shkëmbimi i protokolleve të përditësuara shqiptaro-evropiane të trajtimit tek pacientët me Covid të zgjatur; trajnimi i mjekëve dhe studentëve të fakultetit të mjekësisë dhe personalit mjekësor për dhënien efikase të Informacionit dhe sensibilizimit në kushtet e punës, si dhe çertifikimi i pjesëmarrësve për aftësim të akredituar,”- thotë Dr Dollenberg duke bërë të ditur se në këtë konferencë, që pritet të hapet nga ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, e pranishme do të jetë edhe humanistja e njohur, Princesha e Luxenburgut, Tessy Antony de Nassau.

Të fundit