E shtunë, 20 Korrik, 2024

KUVAJT: MBI 40 VIKTIMA NGA ZJARRI

Të paktën 41 njerëz humbën jetën si pasojë e zjarrit që kaploi një ndërtesë, të banuar me punëtorë, në qytetin jugor të Kuvajtit, Mangaf, – tha zëvendëskryeministri i vendit, sheiku Fahad Yusuf Saud Al-Sabah gjatë qëndrimit në vendgjarje. Ky zyrtar citohet të ketë akuzuar pronarët e pronave për shkelje të rregullave dhe lakmi, duke thënë se këta janë faktorët që shkaktuan zjarrin.

“Për fat të keq, lakmia e pronarëve të pronave është ajo që çon në këto gjëra,” – tha sheiku Fahad, i cili drejton edhe Ministrinë e Brendshme dhe të Mbrojtjes.

“Ndërtesa ku shpërtheu zjarri u përdor për strehimin e punëtorëve dhe aty kishte një numër të madh punëtorësh. Dhjetëra u shpëtuan, por fatkeqësisht shumë vdiqën nga thithja e tymit nga zjarri,”- tha një tjetër zyrtar i lartë i policisë për televizionin shtetëror të Kuvajtit. Ndërkohë që zjarri është vënë nën kontroll, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit.

Të fundit