E shtunë, 20 Korrik, 2024

INSTITUTI BIRC PJESË E RRJETIT NDËRKOMBËTAR “ANNA LINDH”

Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC) është tashmë pjesë  Fondacionit Anna Lindh, një rrjet ndërkombëtar që përfshin mesdheun dhe që promovon dialogun ndërkulturor dhe civil në rrethana të mosbesimit dhe polarizimit në rritje.

Në kuadër të funksionimit të vetë, Fondacioni Anna Lindh afimon fuqishëm  nevojën për narrativa alternative për të luftuar diskurset ekstremiste dhe radikalizimin, afirmon shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe empatike për të luftuar mosbesimin dhe intolerancën, ndërkohë që synon ndërtimin e një kulture të bazuar në dialog dhe shkëmbime.

Ky rrjet synon të bashkojë dhe frymëzojë shoqëri të tjera civile dhe të përforcojë ndikimin nëpërmjet narrativave ndjeshmërisë dhe shkëmbimeve. Në konceptin e vetë ky rrjet afirmon fuqinë e dialogut, sepse kjo rrit tolerancën, na bën më të lirë, zgjeron perspektivat tona, përcakton individualitetin tonë, përshpejton përparimin tonë, i bën demokracitë reale dhe jep shpresë dhe guxim për njerëzit e shtypur në mbarë botën.

Fondacioni Anna Lindh e ka të fokusuar veprimin e tij ndërkulturor rreth tre shtyllave: forcimin e zërit të të rinjve, ndkim mbi krijuesit e politikave dhe udhëheqje të lëvizjeve.

Të fundit