E premte, 26 Korrik, 2024

VLEN: MË 22 MAJ FOLI SOVRANI, BDI DËSHTOI NË DEFORMIMIN E VULLNETIT SHQIPTAR

Institucionet si KSHZ (Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve) dhe Gjykata Administrative, konstatuan se më 8 maj, BDI dhe Fronti multietnik, tentuan që edhe njëherë të shtrembrojnë vullnetin e qytetarëve me kërcënime e dhunë, thonë nga koalicioni VLEN, transmeton KDP.MK

Andaj vendosën që më 22 maj të ketë votim në fshatin Llërcë. Por makineria e Frontit multietnik përsëri tentuan të ushtrojnë presion dhe kërcënime ndaj banorëve e komisionerëve, duke sjellë në vendvotim si vëzhgues ministra e policë të BDI-së me qëllim frikësimin e banorëve për të dalë në votime. Kjo pamje më shum ngjante si një shtet rrethim se si një ditë normale rivotimi”.

Sipas tyre, “veprimet kriminele të BDI-së, mbrëmë i hodhi poshtë vetë Gjykata Administrative e cila nuk kishte as edhe një vërejtje minimale për gjithë procesin e rivotimit”.

“Llërca demaskoi politikat antidemokratike dhe antieuropiane të BDI-së dhe partnerëve të saj të cilët për 20 vite radhazi kanë vjedhur mandate duke përdorur pushtetin për të vjedhur vota dhe për ti kërcënuar shqiptarët në shtëpitë e tyre.
Shqiptarët e duan ndryshimin pa dallim trysnive, këtë e dëshmoi ndryshimi i rezultatit pas dy javëve. Kur BDI nuk arriti ti kërcënoi e as ti blejë votat e banorëve të Llërcës, ata e dënuan me rrezultat dhjetëfish më të thellë (494 ndaj 48).”, thonë nga VLEN.

Kujtojmë se padia e koalicionit “Fronti Evropian” i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kundër vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për rivotimin në vendvotimin 2101 në fshatin Llërcë të komunës së Zhelinës në zgjedhjet parlamentare, është hedhur si e pabazë, edhe nga Gjykata Administrative.

Padia e koalicionit ‘Fronti Evropian’, i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim, fushata zgjedhore – Zgjedhjet parlamentare 2024, në njësinë zgjedhore 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6, parashtruar kundër vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut UP1.Nr.10-33 të 27.05.2024, refuzohet si e pabazuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Administrative.

Me këtë aktgjykim, thuhet në njoftim, vërtetohet vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve i datës 27.05.2024.

Koalicioni “Fronti Evropian” ka paraqitur kundërshtim në KSHZ për rivotimin në vendvotimin 2021 në fshatin Llërcë. Ky ishte i vetmi kundërshtim për rivotimin e 22 majit në shtatë qendra votimi në njësitë zgjedhore 5 dhe 6.

KSHZ-ja nuk e pranoi kundërshtimin dhe koalicioni “Fronti Evropian” padinë e njëjtë e paraqiti në Gjykatën Administrative.

Kundërshtimi i dorëzuar në KSHZ, siç tha atëherë përfaqësuesja e autorizuar e “Frontit Evropian”, avokatja Ana Zharevska nga zyra e avokatit Mefail Arslani, ka të bëjë me shkeljet e procedurës së votimit, si dhe procedurën për konstatimin dhe përmbledhjen e rezultateve.

Rivotimi në qendrën e votimit 2101 në Llërcë të Zhelinës nga 19 uli në 18 mandate Frontin Evropian. Koalicioni “VLEN” tani pritet të ketë 14 deputetë në Kuvend, gjegjësisht një më shumë se 13 mandatet e fituara në zgjedhjet e 8 majit.

Të fundit