E premte, 26 Korrik, 2024

BREGU DHE MOGHERINI NËNSHKRUANË MEMORANDUMIN E MIRËKUPTIMIT MES RCC-së DHE KOLEGJIT TË EVROPËS

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu dhe Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Evropës, nënshkruan sot në Tiranë një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve, transmeton KDP.MK

Bregu pas nënshkrimit të memorandumit tha se fuqizimi i kapitalit njerëzor, krijimi i mundësive të punësimit, nxitja e aftësive të të rinjve janë në fokusin e axhendës së e RCC-së

Qëllimi kryesor i këtij Memorandumi është t’i mundësojë RCC-së ofrimin e një bursë të plotë, çdo vit, për një student nga Evropa Juglindore, përfshirë Ballkanin Perëndimor, në Kolegjin e Evropës, Kampusi i Tiranës. Kjo është një iniciativë që ndërmeret për herë të parë nga RCC. Është një ndërmarrje më shumë nga çfarë kemi kemi bërë deri tani për axhendën rinore – përmirësimin e politikave, programet e lëvizshmërisë, praktika pune të paguara – më shumë se 30 studentë kanë qenë praktikantë në RCC-, biseda të hapura, vizita në universitete, etj.,” tha Bregu.

Majlinda Bregu dhe Federica Mogherini, pas nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimi (MoU) për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Në anë tjetër, rektorja e Kolegjit të Evropës, Mogherini tha: “Ne jemi të lumtur që Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka vendosur të mbështesë Kolegjin e Evropës në ngritjen historike të kampusit tonë të ri në Tiranë, nëpërmjet një skeme të re bursash. Misioni i Kolegjit të Evropës drejt integrimit të mëtejshëm evropian është në përputhshmëri të plotë me misionin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, i cili ka punuar pa u lodhur drejt integrimit të plotë evropian të anëtarëve të tij që nga krijimi i tij. Ndërsa kampusi ynë do të rritet në vitet e ardhshme, ne jemi të përkushtuar të eksplorojmë më tej këtë partneritet dhe të mbështesim njëri-tjetrin për të maksimizuar ndikimin tone.” – tha Mogherini.

Bursa e ofruar nga RCC do të mbulojë tarifën për shkollimin, akomodimin dhe ndër të tjera, udhëtimet studimore akademike. Studenti i mbështetur do të zgjidhet nëpërmjet aplikimit, në përputhje me kërkesat e Kolegjit të Evropës. Kurset do të fillojnë në gusht.

 

Të fundit