E premte, 26 Korrik, 2024

DUA LIPA BËN THIRRJE PËR “ARMËPUSHIM TË PËRHERSHËM” NË GAZA

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa në një postim nga llogaria e saj në Instagram në të cilin ka mbi 88 milionë ndjekës, u bëri thirrje ndjekësve të saj për solidaritet me popullin në Gaza, transmeton KDP.MK

Në postimin e saj me hashtagun “#AllEyesonRafah (Të gjithë sytë janë mbi Rafah)”, Lipa shkroi: “Nuk mund të tregohet kurrë një arsye e drejtë për djegien e fëmijëve të gjallë. E gjithë bota po mobilizohet për të ndaluar gjenocidin izraelit“.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për “armëpushim të përhershëm” në Gaza.


“All Eyes On Rafah”: Çfarë përshkruan imazhi

Një imazh i krijuar nga intelegjenca artificiale me tekstin “Të gjithë sytë nga Rafah” është
një slogan që tërheq vëmendjen ndaj situatës në Rafah, qyteti më jugor në Rripin e Gazës pranë kufirit me Egjiptin.

Ky slogan është rishpërndarë mbi 46 milionë herë në rrjetin social Instagram.

Nga vjen fraza?

Slogani thuhet se e ka origjinën nga një deklaratë e Rick Peeperkorn, drejtor i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Territoret e Pushtuara Palestineze. Ai e bëri komentin në shkurt, menjëherë pasi Benjamin Netanyahu urdhëroi një plan evakuimi për Rafah përpara sulmeve që synonin ato që kryeministri izraelit pretendoi atëherë se ishin bastionet e fundit të mbetura të grupit militant Hamas.

Grupet mbështetëse si Save the Children, Oxfam, Americans for Justice in Palestine Action, Jeëish Voice for Peace dhe Fushata e Solidaritetit të Palestinës kanë miratuar gjithashtu sloganin. Në mediat sociale, hashtagu #AllEyesOnRafah ka mbledhur mbi 1,95,000 postime me miliona shikime. Ishte gjithashtu trend në Instagram të martën, me gati 1,00,000 postime shtesë në platformë.

Zhvillimet

Në vendimet e masave më 24 maj, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND), organi gjyqësor i OKB-së, vendosi se Izraeli duhet të ndalojë menjëherë sulmet e tij në Rafah, të mos bllokojë ndihmën humanitare dhe të lejojë zyrtarët e OKB-së të hyjnë në Gaza për të hetuar krimet e tij.

Dhjetëra palestinezë u vranë në sulmin që Izraeli kreu më 26 maj ndaj kampit të palestinezëve të zhvendosur me detyrim në qytetin Rafah në Rripin e Gazës për të cilën GjND-ja ka vendosur për ndalimin e sulmeve.

Dëshmitarët thanë se avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar kampin me të paktën tetë raketa.

 

 

Të fundit