E shtunë, 4 Maj, 2024

LINDITA JONË E SHTRENJTË

Shkruan: Agron Tufa

Lindita jonë e shtrenjtë, Shpirt i bukur, i qashtër, muzë e burimeve të Hipokrenës, fluturo e dëlirë në Amshim, visoreve të Parajsës tënde…! Na e lër ne pikëllimin për humbjen tënde të parakohshme.

PSE MA FALE O ZOT ATË SHENJË

o Zot i dashtun

i Madhi Zot

pse ma fale atë shenjë të butë

të mbaj gjithmonë ahun

në shpinë

pse ma dhe tan pikëllimin e vjeshtës

detin e dashunisë

pse më le o Zot i Jetës

pranë murit t’vajit

që syni jem

t’i vërejë të gjitha fijet e dhimbjes

pse m’bane fitil qiriu

“të digjem e të përvëlohem”

për atë qe s’e ndjen

dorën time të ngrohtë

në supin e tij

Notë:

Lindita Ahmeti (lindur ne 26 prill 1973 në Prizren – 9 prill 2024 Shkup), poeteshë shqiptare, lindi në Prizren. Pas diplomimit nga shkolla e mesme në Shkup, ajo studioi filologji klasike në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Shkupit, ku edhe u diplomua. Ajo punoni në Institutin e trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve dhe është anëtare e Klubit PEN në Maqedoni.

Ka shkruar poezi në gjuhën shqipe që nga fillimi i viteve ’90, ese e studime. Është marrë edhe me përkthime nga gjuhët sllave dhe nga anglishtja në shqip. Poezia e saj është përfshirë në shumë antologji dhe panorama në gjuhë të ndryshme. Jeton në Shkup. Librat e botuar në gjuhën shqipe: 1993: Mjedra dhe bluz; 1996: Ishulli Adular; 2000: Brezi i Zonjës; 2004: Vetë perballe Erosit; 2008: Lulja alba (zgjedhje); 2015 Nga mështeknaja e babait, me mallëngjim; 2015 Dhoma pa derën dalëse. Përkthime në maqedonisht: 1998: Камена месечина (Hëna e gurtë); 2002: Син сон (Ëndërr e kaltër); 2007:Призивање во април (Evokime në prill); 2011: Утрешните монети (monedhat e nesërme) dhe në gjuhën bulgare 2008: Пролетен копнеж, ndërkaq poezitë e saj janë përkthyer edhe në gjuhën angleze, serbe, boshnjake dhe polake.

(Marrë nga profili i autorit në Facebook)

Të fundit