E shtunë, 4 Maj, 2024

REAGIME NË GREQI: MICKOSKI S’E RESPEKTON MARRËVESHJEN E PRESPËS

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut ka thënë se nëse zgjidhet kryeministër, do t’i referohet vendit vetëm si “Maqedoni”, pavarësisht Marrëveshjes së Prespës të vitit 2018 që zgjidhi mosmarrëveshjen me Greqinë për emrin e vendit, raporton gazeta greke Kathimerini, përcjell KDP.

Gazeta raporton se gjatë një debati televiziv të mërkurën përpara zgjedhjeve parlamentare që priten më 8 maj, Dimitar Kovaçevski, kreu i Lidhjes Social Demokratike (LSDM) në pushtet shprehu shqetësimin për refuzimin e liderit të krahut të djathtë VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski për të përdorur emrin kushtetues të vendit.

Sipas medias greke, Kovaçevski tha se ky refuzim mund të shkaktojë probleme me Marrëveshjen e Prespës të vitit 2018, e cila, me mbështetjen e OKB-së, ndryshoi emrin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në Maqedoninë e Veriut.

“Për mua Maqedonia është dhe do të mbetet Maqedoni. Paraardhësit e mi do të ishin krenarë për mua për atë që bëj për popullin tim dhe për vendin tim”, tha Mickoski, sipas Kathimerinit.

Gazeta shkruan se anketat e fundit tregojnë udhëheqjen e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat përkojnë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vend, ku presidenti aktual dhe kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, pritet të përballet me Gordana Siljanovska. nga VMRO-DPMNE.

Të fundit