E diel, 28 Prill, 2024

“MESHARI” I BUZUKUT, 470 VJET MË PARË NISI RRUGËN E VET FJALA E SHKRUAR SHQIP

Muzeu Historik Kombëtar ka kujtuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale se 470 vjet më parë, gjegjësisht në vitin 1554 nisi rrugën e vet fjala e shkruar shqip, me “Mesharin” e Gjon Buzukut, ku shkruhej:

“U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për s~ mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë… “Ëndë vietët M.D.L.IV. njëzet dit ëndë mars zuna ënfill, e ënbarova ëndë vietët një M.D.L.V., ëndë kallënduor”, ka shkruar Gjon Buzuku në Meshar, veprën letrare më të vjetër shqipe të botuar dhe të ruajtur deri sot.

Tutje, në njoftimin e Muzeut thuhet se libri përbëhej nga 110 fletë mirëpo kopja e librit që ka arritur është e cunguar dhe i mungojnë 16 faqet e para dhe ndër to edhe kopertina me faqen kryesore.

Ndryshe, Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Me veprën e vet ai konsolidoi një traditë të rëndësishme të të shkruarit të gjuhës shqip me alfabet latin.

Marrë nga “ObserverKult”

Të fundit