E hënë, 13 Maj, 2024

A PO LARGOHET ERDOGANI NGA POLITIKA?

Në prag të zgjedhjeve lokale në Turqi, presidenti Erdogan po lë të kuptohet për një tërheqje nga politika dhe përsëri flet se kjo është zgjedhja e tij e fundit. A është serioze këtë herë?

Shkruan: Elmas Topçu / DW

“Po punoj me plot energji sepse kjo është finalja për mua. Sipas ligjit, këto janë zgjedhjet e fundit për mua”, tha Rexhep Tajip Erdogan dhe nxiti tituj në raportet e agjencive si “Erdogan po mendon të thotë lamtumirë” ose “Erdogan njofton tërheqjen”. Në Turqi ai përsëri shkaktoi shaka. “A dëshiron të largohet përsëri?”, pyesin përdoruesit e mediave sociale dhe diskutojnë se sa herë është paralajmëruar një tërheqje deri më tani: dy, tre apo katër herë?

Haki Tass, një politolog në Institutin Gjerman për Studime Globale dhe Rajonale, ndan skepticizmin: “Në vitin 2009, ai tha se këto ishin zgjedhjet e fundit. Në vitin 2012 kandidonte për herë të fundit për kryetar partie, në 2023 premtoi se do të kërkonte mbështetjen e votuesve për herë të fundit dhe se do t’ua dorëzonte timonin të rinjve”, kujton Tas. Pas çdo zgjedhjeje, Erdogan avanconte axhendën e tij dhe zgjeronte kompetencat e tij, tani është më i fuqishëm se kurrë, dhe është edhe kryetar i partisë, ndaj Tas beson se deklarata e Erdoganit është një veprim taktik dhe se ai po i mobilizon mbështetësit e tij në këtë mënyrë.

Tashmë 22 vjet në pushtet

Gjatë 10 viteve të fundit, vendi përjetoi reforma, zgjedhje, vendore, parlamentare dhe presidenciale, dhe politika, shoqëria dhe ekonomia ishin përherë në modë parazgjedhore. Pas zgjedhjeve lokale të 31 marsit do të ketë paqe, ndaj nëse nuk shpallen zgjedhje të parakohshme, Erdogan do të mund të qeverisë edhe 4 vite të tjera. Që nga viti 2014, mandati i presidentit në Turqi ka qenë pesë vjet, ndërsa zgjedhjet e fundit ishin vitin e kaluar në maj.

Ai dëshiron të zgjerojë pushtetin e tij pas një fitoreje të mundshme në zgjedhjet lokale, nëse është e mundur të bëjë ndryshime në Kushtetutë dhe të mendojë për pasardhësin e tij, thonë analistët.

Për këtë ai ka nevojë për metropolet e forta ekonomikisht të Stambollit, Ankarasë, Izmirit, Antalias, të cilat kontribuojnë në gjysmën e PBB-së së vendit.

Arena kryesore e zgjedhjeve lokale do të jetë ende metropoli 17 milionësh i Stambollit. Sondazhet parashikojnë një garë të ngushtë atje. Që nga viti 2019, qyteti ka qenë në duart e opozitës CHP. Kryetari Ekrem Imamoglu shpreson për rizgjedhje. 52-vjeçari është i njohur në të gjithë vendin dhe ka drejtuar deri tani një fushatë të suksesshme zgjedhore.
Murat Kurum, kandidati i AKP-së, deri tani ka lënë një përshtypje të dobët tek analistët. Për pesë vite ka qenë Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Klimës, ai është relativisht i panjohur. Që nga futja e sistemit presidencial, shumë qytetarë nuk i njohin anëtarët e kabinetit qeveritar, sepse Erdogan është gjithmonë në plan të parë. Dhe në Ankara, kandidati i Erdoganit, Turgut Altinok, mbetet në sondazhe pas Mansur Javas të CHP-së.
Prej aty, 70-vjeçari Erdogan angazhohet sërish në fushatën elektorale dhe për ditë të tëra me makinë nga një ngjarje në tjetrën, mban fjalime dhe ndez publikun sikur të ishte personalisht në fletën e votimit.

Klientelizmi në nivel lokal

Erdogan e ka të qartë rolin që luan Stambolli në politikën e vendit. Dhe karriera e tij filloi atje, ku ishte kryetar bashkie nga viti 1994-1998. Kushdo që fiton Stambollin fiton vendin”, thuhet në rregullin e pashkruar.

Metropolet janë gjithashtu të rëndësishme për t’u mbajtur besnikë mbështetësit. Pas ndërrimit të qeverisë në vitin 2019, në shumë bashki u bë e ditur se AKP-ja prej vitesh punëson njerëz të saj në administratën publike dhe tenderët e mëdhenj u jepen biznesmenëve pranë partisë. Kishte privilegje edhe për vëllazëritë nacionaliste dhe islamike pranë qeverisë. Tas beson se fitorja e AKP-së do të forcojë vetëbesimin e tyre dhe se do të interpretohet si mbështetje për kursin dhe një arsye për t’iu përmbajtur më fort.

Kush mund ta pasonte Erdoganin?

Ndonëse shumë qytetarë nuk e besojnë njoftimin për largimin e Erdoganit nga skena politike, kohët e fundit po flitet për një pasardhës të mundshëm. Erdogan është 70 vjeç dhe së fundmi janë shfaqur videoklipe në të cilat ai duket se është në gjendje të keqe shëndetësore.

Pas dështimit të dhëndrit të madh Berat Albajrak si ministër i financave, shumë besojnë se Erdogan do të lë pasardhës ose djalin Bilal Erdogan ose dhëndrin më të vogël Selçuk Bajraktar.

A do të jenë në gjendje këta kandidatë të mundshëm ta udhëheqin partinë me aq sukses sa ai?

“Në thelb nuk ka më parti, ka vetëm Erdogan”, thotë Tas.

Gazetari Ragip Sojlu tregon se deri në zgjedhjet e ardhshme mund të ndodhin shumë gjëra. 2028 është e ardhmja e largët, shkroi ai në platformën X. Deri atëherë, Erdogan mund të ndryshojë mendje, ose të përpiqet të ndryshojë Kushtetutën, sipas së cilës i njëjti person mund të jetë president maksimumi dy herë radhazi.

Partia po punon për t’i dhënë atij një mandat të tretë. AKP-së i duhen edhe 40 vota në Parlament për ndryshimin e Kushtetutës apo zgjedhjet e parakohshme. Nëse partia do të jetë në gjendje të marrë mbështetje nga disa parti më të vogla opozitare është e pasigurt për momentin.

Të fundit