E martë, 18 Shkurt, 2025

OSMANI: REZOLUTA E SHBA-ve, INKURAJIM PËR ANËTARËSIMIN E VENDIT NË BE

Ministri i Jashtëm i RMV-së Bujar Osmani, ka komentuar rezolutën e Shteteve të Bashkuara të cilët mbështetin pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE). Osmani thotë se kjo do të jetë një inkurajim për vendit, por edhe për vetë Bashkimin Evropian, pasi siç thotë, duhet të përshpejtohet rruga e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut.

Është bërë propozim rezolutë nga katër seantor e cila do të jetë një shtytje për vendin tonë për anëtarësim në BE dhe kjo është shumë e rëndësishme. Edhe republikanët edhe demokratët në SHBA janë njëzëri dhe kemi konsensus absolut të mbështetjes për vendin” tha Osmani.

Osmani thotë se kjo do të jetë një inkurajim për ne, por edhe për BE-në se duhet të përshpejtohet rruga e anëtarësimit të Maqedonisë

Korniza negociese është konfirmuar dhe ajo do të mbrojë pozicionet tona sepse nuk lejon që çështjet historike dhe identitare të jenë standard për hapjen dhe mbylljen e kapitujve, por do të jenë vetëm pakicat dhe të drejtat e njeriut. Pres që pas zgjedhjeve të përshpejtohet procesi dhe deri në vitin 2030, Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së. Kjo rezolutë do të ndihmojë në inkurajimin e vendeve anëtare”, tha ministri i Jashtë, Bujar Osmani.

Ndryshe, në rezolutën më të re në Senatin amerikan, të sponsorizuar nga senatori demokrat i Vermontit Peter Welch, senatori demokrat i New Hampshire Jeanne Shaheen dhe senatorët republikanë të Nebraska dhe Karolina e Veriut Pete Ricketts dhe Tom Tillis, ShBA-të mbështetën pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE).

Në rezulotë siç njofton Zëri Amerikës Senati i bëri thirrje Presidentit dhe Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatëve evropianë, që të avokojnë për hapjen e klasterit të parë negociues të BE-së me Maqedoninë e Veriut, pa kushte shtesë dypalëshe.

Presidenti dhe Sekretari i Shtetit duhet të vazhdojnë të punojnë ngushtë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, për të mbështetur zgjerimin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në rezolutë.

Në rezolutë gjithashtu theksohet edhe mbështetja e Senatit për qeverinë e RMV-së për të ndërmarrë rreformat e nevojshme për avancimin e anëtarësimit në BE.

Senati “inkurajon Qeverinë e Maqedonisë së Veriut që të vazhdojë punën e saj të rëndësishme për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe përpjekjet për të vazhduar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Evropën Lindore”.

Të fundit