Një hulumtim i fundit nga “Gallup international”, me pyetjen thelbësore: “Nëse ka luftë në të cilën do të përfshihej edhe shtetii tuaj, a do të luftonit për shtetin tuaj?”, ka nxjerrë në pah dallimet e ndryshme të qëndrimeve ndaj pjesëmarrjes në luftë në disa vende të rëndësishme. Në Maqedoninë e Veriut, rrezultatet tregojnë se një përqindje e konsiderueshme, prej 51% e të anketuarve, kanë deklaruar se nuk do të ishin të gatshëm të luftonin, ndërsa vetëm 34% janër shprehur të gatshëm, transmeton KDP.MK. Hulumtimi nxjerrë në pah se sot më pak njerëz në botë janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre, krahasuar me një dekadë më parë.
“Nëse ka luftë në të cilën do të përfshihej edhe shteti juaj, a do të luftonit për shtetin tuaj”. Në këtë pyetje me “po” janë përgjigjur 34 përqind e të anketuarve nga Maqedoninë e Veriut, me “jo” janë përgjigjur 51 përqind, kurse me “nuk e di” 15 përdind.
Përkundër, Maqedonisë së Veriut, në Shqipëri dhe Kosovë përqindja e atyre që janë të gatshëm të luftojnë është shumë më e lartë. Në Shqipëri 60 përqind e të anketuarve janë përgjigjur se do të luftonin, ndërsa në Kosovë 79 përqind, ku vetëm 14 përqind e të anketuarve janë përgjigjur me “jo”.
Në anën tjetër, në Serbi rezultatet janë ngjashëm si në RMV. 50% e të anketuarve në Serbi janë përgjigjur se nuk do të luftonin për vendin e tyre, ndërsa me “po” 36%, “nuk e di” 14%.
Në RMV fizikisht janë intervistuar 1.202 qytetarë të moshës së rritur, në periudhën prej 1 deri 21 dhjetor 2023.
Në vendin e parë në këtë anketë ka dalë Armenia (96 përqind janë përgjigjur me “po”), Arabia Saudite (94 përqind kanë thënë “po”), Azerbejxhani (88 përqind), Pakistani (86 përqind) dhe Gjeorgjia (83 përqind).
Ndërsa të parët që janë përgjigjur me “jo” janë Italia (78 përqind), Austria (62 përqind, “Gjermania (57 përqind), Nigeria (54 përqind) dhe Spanja (53 përqin).
Në Rusi, 32% (ulur nga 59% para dhjetë vitesh) thonë se janë të gatshëm të shkojnë në luftë për vendin e tyre nëse është e nevojshme, 20% nuk janë të gatshëm, dhe një pjesë e rëndësishme prej 48% përgjigjet “nuk e di”. Në Ukrainë, njerëzit janë më të gatshëm të mbrojnë personalisht vendin e tyre – 62% thonë “po”, kurse “jo” 33%.
Tani, në nivel botëror, ekziston një ndarje të qartë midis Jugut/Lindjes dhe Veriut/Perëndimit në qëndrimet ndaj gatishmërisë për të luftuar për vendin e tyre. Ndërsa qytetarët e Bashkimit Evropian (32% të gatshëm për të luftuar), SHBA (41%) dhe Kanada (34%) tregojnë një gatishmëri më të ulët për të luftuar nëse do të kishte një luftë, njerëzit në Azinë Perëndimore (77%), dhe në Lindjen e Mesme, kur edhe tensionet gjithashtu janë të larta, shfaqin një gatishmëri më të lartë për të luftuar për vendin e tyre nëse është e nevojshme.
Anketa është realizuar në 45 vende në botë, ndërsa janë intervistuar gjithsej 46.138 persona, nëpërmjet telefonit, online si dhe fizikisht, në periudhën prej tetorit deri në dhjetor 2023.