E diel, 23 Qershor, 2024

ESCOBAR: KEMI PROBLEME NË KOMUNIKIM ME KURTIN

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë problem në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ka shtuar se raportet ndërshtetërore tejkalojnë ato të një njeriu apo partie. Ai ka thënë se me Kurtin të njëjtin problem e kanë edhe shtetet partnere të Kosovës, përcjell KDP.MK, njoftimin e Kohës Ditore.

“Partneriteti mes SHBA-së dhe qytetarëve nuk shkon përmes një njeriu apo partie, por do të thosha se tani kemi probleme në komunikim me kryeministrin. Ky nuk është problem që kanë vetëm SHBA-të, ka edhe BE-ja, NATO-ja, Britania e Madhe, dhe shtete tjera si Maqedonia e Veriut apo Shqipëria. Duam kthimin e marrëdhënieve në binarët që kanë qenë më parë”, ka thënë ai.

Escobar thotë se dialogu është në fazë kritike: Vendimi për dinarin, katastrofal

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është në fazë kritike, teksa e ka cilësuar “katastrofal” vendimin e Kosovës për dinarin serb.

Në një ‘brifing’ me gazetarë të martën, Escobari ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po angazhohen që Kosova e Serbia t’u kthehen marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

Do të thosha po (a është dialogu në fazë kritike). Më duhet të them se jemi të angazhuar që t’u kthehemi marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Nuk ka alternativë dialogu i lehtësuar nga Brukseli, ai ka qenë mekanizmi për zgjidhjen e shumë çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe tejkalimin e dallimeve. U kërkoj palëve që të respektojnë të gjitha marrëveshjet posaçërisht aneksin e Ohrit, të dëshmojnë përkushtim. Kjo është një nga arsyet kryesore pse e vizitoj rajonin”, ka thënë ai.

Sa i përket Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës që “euroja të jetë e vetmja valutë”, Escobari ka thënë se SHBA-ja e vë në diskutim mënyrën e zbatimit të vendimit. Sipas tij, Qeveria s’ka ofruar as alternativa për pagesë.

Kemi dëgjuar shumë raporte për vështirësitë që qytetarët e Kosovës në veri po përballen dhe i bëjmë thirrje Qeverisë që t’i marrë parasysh shqetësimet e ndërkombëtarëve për mënyrën si po i trajton komunitetet. Arsyet pse e kundërshtojmë: Shpejtësia e zbatimit, nuk po diskutojmë në legalitetin e vendimit por zbatimin e tij. E dyta, Qeveria nuk ofroi alternativë si t’i pranojnë pagesat dhe këta njerëz u privuan nga to. Nuk ka pasur shtrirje. E fundit, dy javë para njoftimit të vendimit, Kosova u pajtua në Shkup me vendet tjera për pagesat elektronike dhe sikur të pritej kjo çështje do të zgjidhej. Duhet që Qeveria të punojë me komunitetin ndërkombëtar që të gjejë zgjidhje për këtë vendim katastrofal, që krijon kaos në ekonominë e Kosovës”, ka thënë ai.

 

Të fundit