E premte, 19 Korrik, 2024

A MUND TA PËRÇAJË RITHEMELIMIN “MARRËVESHJA” E RE?

Nga Mero Baze

Marrëveshja e Socialistëve me Rithemelimin e Berishës, po shkon drejt përfundimit me ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare drejtuar nga partia e Berishës për dy nga disa çështjet që opozita ka kërkuar Komision Hetimor. Deri tani nuk ka asnjë shenjë të negociatave për Reformën zgjedhore dhe as ndonjë pritshmëri që do të ketë diçka të tillë.

Socialistët po e tejkalojnë konfliktin moral që kanë me këtë marrëveshje duke thënë se po e bëjnë me Gazmend Bardhin dhe jo me Berishën. Berisha po e tejkalon ofertën qesharake të socialistëve, duke thënë se megjithatë u detyruan të bëjnë marrëveshje me njerëzit e tij.

Burime të besueshme nga rithemelimi konfirmojnë se ai ka dhënë dakordsinë për dy komisionet hetimore të ofruara nga socialistët vetëm e vetëm që të thuhet se në fund të fundit ata negociuan me të.

Kjo për të është suksesi I parë që nga Maji I 2019 kur u shpall “non grata” dhe gjesti I përfilljes për të është I ngjashëm me takimin Majko Meta Berisha në dhjetor të vitit 1998, kur ai ishte I izoluar dhe drejtuesi te qeverisë socialiste pas Fatos Nanos e përfillën duke e rikthyer në lojë.

Pra pas marrëveshjes mund të kemi një rikthim të normalitetit të përkohshëm në Kuvend, pasi Berisha arriti të konsiderohet I përfillur, deri në një konflikt të ri që mund të jetë reforma zgjedhore.

Të vetmit që tani duhet të gëlltisin Marrëveshjen janë mbështetësit autentik të Berishës të cilët Marrëveshja I çarmatos nga revolucioni dhe mosbindja civile. Për socialistët nuk është problem, nëse është dakord Edi Rama, pasi ata nuk debatojnë më për strategji politike po vetëm për efiçencë elektorale.

Zërat kundër marrëveshjes nga kampi opozitar brenda rithemelimit, në të vërtet më shumë e kanë inatin që Marrëveshjen po e bën Gazmend Bardhi dhe po u shuan revolucionin, se sa që po përfillet Berisha. Ata e kanë besuar Berishën kur ka thënë revolucion dhe mosbindje civile, pa u shkuar mendje se ai bërtet që ta përfillin. Dhe sapo I dhanë një sinjal përfillje,  u zbut dhe pranon ti hedh në kosh revolucionin dhe mosbindjen civile.

Nga ana tjetër ai është futur në një kurth, pasi nëse e refuzon marrëveshjen e ofruar nga Bardhi, do të humbas përsëri grupin e deputetëve që ju ofruan. Pra duhet të zgjedh mes militantëve të mërzitur dhe deputetëve të mërzitur. Mes këtyre të dyve ai zgjedh ta mbaj mirë me deputetët pais ata I dhanë shansin të duket i fort dhe i madh  në raport me grupin e Bashës.

Militantët I qetëson më lehtë, se ata e besojnë. Kurse këta e di që as nuk e duan as nuk e besojnë.

Për këtë arsye nuk do të ketë përçarje në rithemelim dhe kujdestar I këtij procesi do të jetë vet Berisha, I cili duhet të zgjedh mes përfilljes që po I bëjnë përmes Gazmend Bardhit, apo braktisjes përsëri nga grupi I deputetëve.

Ai do zgjedh hallin e tij, atë që të duket si njeri I përfillur. Për revolucion do presin një kohë tjetër. Tani për tani do të heq dorë nga mosbindja civile në Kuvend, dhe do dëgjojnë në heshtje shpjegime te Edi Ramës për portin e Durrësit apo koncesionin e sterilizimit që të duken si opozitarë.

Të fundit