E martë, 7 Maj, 2024

PËRSE “BOTA SERBE” TMERROHET NGA DUKLA

Antimalazezët i ka lënë pa mend përmendja e “Duklës”, më së shumti për shkak se është habitat i protomalazezëve si popull i veçantë sllav dhe më pas si komb.  Sidomos ata antimalazezët radikalë nga fqinjësia tmerroheshin dhe mllefoseshin për shkak të faktit se “Dukla” ishte një konstrukt historik shumë më i vjetër se provinca e zahmetshme e “Rashkës”.

Shkruan: Milutin L. Ceroviq*

Që kur dimë për veten, dëgjojmë konotacione negative me të përmendur fjalët në titullin e këtij teksti. Narrativa lidhur me Duklën ka qenë gjithmonë e njëjtë tek të gjithë antimalazezët.

Kur armiqtë e dëshmuar të Malit të Zi donin të ofendonin cilindo malazez, atë gjithmonë e quanin me emrin përçmues – “duklanas”.

E tani, përderisa ishim në moshë të re, nuk e kuptonim se për çfarë është fjala, përse kaq antimalazezë e uurrejnë këtë emërtim shumë të moçëm  gjeografik dhe shtetformues “Dukla”?

Tani pak a shumë e dimë fare mirë pse përkrahësit e “botës serbe” ofendojnë prej dekadash me këmbëngulje çdo malazez se ai si “duklanas” është e keqe.

Ja disa arsye themelore pse Dukla u pengon serbomëdhenjtë:

Antimalazezët i ka lënë pa mend përmendja e “Duklës”, më së shumti për shkak se është habitat i protomalazezëve si popull i veçantë sllav dhe më pas si komb.

Sidomos ata antimalazezët radikalë nga fqinjësia tmerroheshin dhe mllefoseshin për shkak të faktit se “Dukla” ishte një konstrukt historik shumë më i vjetër se provinca e zahmetshme e “Rashkës”.

Këto fakte janë një kockë në fyt për çdo antimalazez, sepse “Dukla” e atëhershme ishte absolutisht një konstantë katolike/latine, kulturore, shtetformuese dhe gjeografike.

Në një kthesë historike, ndodhi një rikthesë e madhe kulturore dhe fetare, ku i famshmi Ivan Cërnojeviq në shekullin XV e transformoi me naivitet “Malin e Zi” dhe e varrosi fetarisht atë duke ua dorëzoi më vonë banditëve ortodoksëve, e më vonë të Shën Savës, të cilët shndërruan fenë në inkuizicioni mbi kopenë e tyre.

Të mos gënjehemi, etnosi malazez është krejt e kundërta e këtyre antimalazezëve profesionistë nga “Rashka” dhe Ravna Gora.

Prandaj, sot antimalazezët po mundohen që të gjithë të jemi njësoj, e sidomos gjyshet të jenë bretkosa dhe anasjelltas.

A është ndoshta tani më e qartë pse peshkopët dhe patriarkët ortodoksë i tuten më shumë Papës dhe “Duklanëve” sesa nga epidemisë së re të murtajës?

Rrjedhimisht, ideja e atyre satrapëve të dinastisë Karagjorgjeviq gjithmonë ka qenë antimalazeze, ndaj nuk është çudi që në vitin 1918 suprimuan shtetin e Malit të Zi, që varrosën kishën autoqefale malazeze dhe instaluan për të parën herë më 1922 një kishë të huaj si kishë shtetërore.

Dhe prandaj  tani në Mal të Zi latinët janë një e keqe, dhe dallkaukët nga fqinjësia ideal i shoqërisë malazeze, të cilët madje ia dolën të sundojnë me Malin e Zi dikur  të laik.

Dhe së fundi, le të njoftojmë popullatën e urryer ortodokse- të shën Savës se nuk ka kompliment më të madh sot në botë sesa që malazezit t’i thuash se është “duklan” dhe latin, edhe pse për ithtarët e “botës serbe” kjo është një fyerje e paimagjinueshme.

*shkrimi është marrë nga: aktuelno.me/Përktheu: kdp.mk

Të fundit