E shtunë, 27 Korrik, 2024

MICKOSKI: PËR RASTIN NË “ONKOLOGJI”, DUHET TË KETË DHE DO TË KETË PËRGJEGJËS

Përgjegjësi duhet të ketë dhe do të ketë, por jo me arrestime hollivudiane, por me një proces të qartë. Nëse VMRO-DPMNE nuk hyn në betejë të ashpër me krimin, qytetarët do të zhgënjehen dhe do të vazhdojnë të largohen, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë një takimi partiak sot në Shtip.

– Ata që abuzojnë me denarin e shëndetësisë, ata që mendojnë se do abuzojnë me shëndetin e pacientëve dhe do të pasurohen personalisht, ju premtoj se do të sanksionohen dhe do të dalin para drejtësisë me prova. Natyrisht, nuk do të jetë një gjueti politike, sepse VMRO-DPMNE nuk ka ndërmend të organizojë arrestime “spektakolare hollivudiane”, siç ishte karakteristikë e disa kohëve të kaluara, përkundrazi, me argumente dhe prova të qarta tashmë kemi pista dhe do të themi kush janë ata, për të mos njollosur emrin e shumë të ndershmëve që kujdesen për pacientët tanë. Këtë duhet ta bëjmë menjëherë, në mënyrë ofensive në muajt e parë të qeverisjes së ardhshme të VMRO-DPMNE-së, tha Mickoski./TV21

Të fundit