E shtunë, 20 Korrik, 2024

MISHEL: BE-JA TREGOI SE KA KAPACITET PËR ZGJIDHJE TË PROBLEMEVE TË NDËRLIKUARA

Kemi arritur marrëveshje për revizion të Kornizës shumëvjeçare financiare të Bashkimit Evropian, i cili e tregon qartë lidershipin dhe unitetin e Këshillit Evropian dhe të BE-së dhe kapacitetit të miratohen pa vendime të shpejta për zgjidhje të problemeve të ndërlikuara, deklaroi kryetari i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel pas përfundimit të Samitit special në bllokun në të cilën temë kryesore ka qenë revizioni i Buxhetit evropian për periudhën 2021-2027, në vlerë të përgjithshme prej 64,6 miliardë eurove.

“Pasi që në Samitin në dhjetor morëm vendim që të fillojmë bisedime për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë, tani ecim një hap para, në të cilin të gjithë 27 liderët u pajtuan për mbështetje nga 50 miliardë euro shtesë për Ukrainë në kuadër të Mekanizmit ukrainas”, ka theksuar misheël në konferencën e përbashkët për shtyp me nënkryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Krahas, 50-të miliardë eurove të dedikuara për Ukrainën, nga të cilat 17 miliardë euro grante dhe 33 miliardë euro hua, nga mjetet e tjera me revizionin, 7.6 miliardë euro janë parashikuar për mbështetje të vendeve nga fqinjësia evropiane dhe për partnerë në mbatë botën, dy miliardë nga të cilët për Ballkanin Perëndimor si pjesë e Planit për rritje, nga dy miliardë për përballje me migracionin dhe menaxhim me kufijt dhe për Instrumentin për fleksibilitet të BE-së dhe nga 1,5 miliardë euro për Fondin evropian mbrojtës, si dhe si rezerva për solidaritet dhe ndihmë urgjente.

Sipas Mishel, vendimi i këtillë është mesazh i qartë deri te ukrainasit se BE-ja është plotësisht e përkushtuar t’i mbështesë të ardhmen e tyre dhe lirinë, por edhe mesazh deri te qytetarët evropianë se në Union ekziston unitet, që nuk është i minuar edhe krahas përpjekjeve të Rusisë që ta bëjnë këtë.

“Ky është mesazh edhe për SHBA-në dhe për partnerët tanë në botë se e mbështesim Ukrainë dhe integritetin territorial të saj”, shtoi Mishel.

Ai theksoi se mbështetja për Ukrainën mbetet një prioritet i BE-së dhe për këtë qëllim do të bëhen përpjekje për të siguruar më shumë pajisje ushtarake për vendin përmes Mekanizmit evropian të paqes, si dhe se është arritur marrëveshje politike për përdorimin e fondeve të bllokuara ruse për ndihmë për Ukrainën.

Sipas Fon der Lajen, dita e sotme është shumë e suksesshme, sepse BE-ja e riafirmon përkushtimin e saj për të qëndruar prapa Ukrainës dhe të mbështetet me financat e domosdoshme dhe të sigurohet parashikueshmëria që e meriton.

“Këto 50 miliardë euro dërgojnë porosi të qartë edhe për Putinin në dyvjetorin e invazionit të tij brutal”, theksoi Fon der Lajen.

Ajo përkujtoi se vitin e kaluar në mars, e deri në mars të këtij viti, Ukrainës nga BE-ja do t’i dërgohen 524.000 copë municion, ndërsa deri në fund të vitit 2024 ajo sasi do të dyfishohet në mbi një milion, që do të shoqërohet edhe me përforcim të kapaciteteve të industrisë mbrojtëse evropiane.

Mishel informoi se në takim është bërë fjalë edhe për gjendjen në Lindjen e Afërt, me ç’rast e cekën përkushtimin e BE-së për ulje të rrezikut nga eskalimi rajonal, para së gjithash në Detin e Kuq, dhe për të vazhduar përpjekjet për lirim të pakushtëzuar të pengjeve dhe sigurim të ndihmës ndërkombëtare për Gazën.

“Është arritur marrëveshje e fuqishme politike në Këshillin e BE-së për nxitje të procesit paqësor në bazë të zgjidhjes me dy shtete që do të bashkëekzistojnë në paqe në të ardhmen. Kjo do të sjellë jo vetëm paqe mes Izraelit dhe Palestinës, por edhe mes Izraelit dhe të gjitha shteteve fqinje të tij”, theksoi Mishel.

Ai foli edhe për protestat e bujqve, duke potencuar se sektori i bujqësisë është shumë i rëndësishëm për BE-në, kështu që unioni i dëgjon nevojat e tyre dhe kudjeset për sigurinë e ushqimit.

Lidhur me sektorin buqlsor, Fon der Lajen potencoi se ai ka rol krucial në shoqërinë evropiane, mënyrën evropiane të jetës dhe mbrojtjen e natyrës.

Ajo potencoi se fermerët evropianë janë dinamikë dhe duke iu falënderuar përpjekjeve të tyre, produktiviteti në vitin 2022 është rritur për 13 për qind, e ata kanë ndikim pozitiv edhe ndaj tregtisë së BE-së, me këtë që vetëm vitin e kaluar eksporti i prodhimeve bujqësore është rritur për pesë për qind.

“Është e ndershme të thuhet se fermerët tanë kanë treguar rezistencë të pabesueshme gjatë krizave të paradokohshme. Por, edhe më tej mbeten shumë sfida, si tensionet rreth çmimeve të prodhimeve bujqësore në tregun shumë konkurrues ndërkombëtar, të cilat sjellin pasiguri”, deklaroi Fon der Lajen, duke shtuar se në kushte të tilla bujqit evropianë duhet të përkushtohen në cilësi të lartë në prodhim dhe të punojnë në mbrojtje të mjedisit jetësor.

Ajo theksoi se bujqit mund të konsiderojnë në përkrahje të BE-së, duke përkujtuar se 390 miliardë euro ose një e treta nga buxheti i Unionit janë dedikuar për bujqësi, por se Komisioni nuk do të ndalet në atë dhe se tani punon në gjetjen e mënyrave për realizimin e qëllimeve të përbashkëta për ballafaqimin me sfidat urgjente, me të cilat ballafaqohet sektori bujqësor.

Në atë kontekst, ajo përkujtoi se javën e kaluar filloi Dialogu straregjik për bujqësi, qëllimi i të cilit është të përpunohen udhërrëfyesit për realizimin e qëllimeve të përbashkëta në interes të sektorit bujqësor dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Me marrëveshjen e tillë për revizion të Kornizës, i jepet fund pasigurisë rreth përkrahjes nga BE-ja për Ukrainën, për shkak të paralajmërimeve të kryeministrit hungarez, Viktor Orban se mundet sërish të vendoset veto për paketën e ndihmave, siç ka ndodhur në Samitin paraprak të Unionit në dhjetor.

Sipas burimeve diplomatike, “një grup i vogël i liderëve të BE-së” para fillimit të Samitit, e kanë bindur Orbanin që të heqë dorë nga vetoja eventuale për revizionin e Kornizës shumëvjeçare financiare të Unionit për periudhën 2021-2027, e cila në pjesën më të madhe përfshin sigurimin e mjeteve për përkrahje të Ukrainës.

Burimet e njëjta potencojnë se Orbani u takua me kancelarin gjerman Olaf Sholc, presidentin francez Emanuel Makron, kryeministren italiane, Xhorxhia Meloni dhe kryetarët e Komisionit Evropian dhe të Këshillit të Evropës, Ursulla fon der Lajen dhe Sharl Mishel, e diçka më vonë takimit iu bashkangjitën edhe kryeministrat e Belgjikës, Aleksandar De Kro., Holandës, Mark Rute dhe të Polonisë, Donald Tusk./MIA

Të fundit