E premte, 26 Korrik, 2024

XHAFERI NË MBLEDHJEN E PARË QEVERITARE ZOTOHET PËR ZGJEDHJE TË DREJTA DHE DEMOKRATIKE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka mbajtur të martën seancën e parë me përbërjen e re të sapo zgjedhur. Në fjalimin e mbajtur gjatë kësaj seance, kryeministri Xhaferi foli mbi procesin zgjedhor dhe shtoi se qeveria ka obligim të organizoj zgjedhje fer, të drejta dhe demokratike, duke apeluar tek anëtarët e kabinetit qeveritar të tregohen bashkëpunues dhe zbatues të obligimeve ligjore.

Në detyrën tonë ne kemi obligim të bashkëpunojmë me Kuvendin dhe Komisionin Shtetëror Zgjedhor si dhe me misionin e OSBE/ODIHR por edhe me Bashkimin Evropian dhe me përfaqësues të SHBA-së këtu, me qëllim që të sigurojmë standardet më të larta evropiane në procesin e fushatës zgjedhore dhe vetë zgjedhjet me fokus.

Xhaferi tutje ka theksuar se qeveria do të zhvillojë një bashkëpunim të ngushtë me KSHZ, OSBE dhe faktorin ndërkombëtar, me synimin që procesi zgjedhor të jetë i pakontestueshëm ndërsa verdikti i popullit të jetë i pacënuar.

“Jemi këtu edhe për të siguruar funksionimin e rregullt të institucionit, bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjen në punë dhe pres nga kjo Qeveri efikasitet, pres që Qeveria të jetë në funksionin të interesit të qytetarëve, duke qenë transparente dhe llogaridhënëse”, tha Talat Xhaferi.

Ndryshe, para seancës së sotme, Xhaferi ka pritur në takim edhe euroambasadorin David Geer, me të cilin kanë diskutuar rreth përkushtimit të përbashkët të Brukselit dhe Shkupit në lëvizjen e mëtejshme të suksesshme të aktiviteteve që kanë të bëjnë me Planin e rritjes të Ballkanit Perëndimor.

Në takim theks i veçantë u vu në përkushtimin e përbashkët të Brukselit dhe Shkupit në lëvizjen e mëtejshme të suksesshme të aktiviteteve që kanë të bëjnë me Planin e rritjes të Ballkanit Perëndimor, dhe më këtë kontekst, ambasadori Geer e përshëndeti qasjen e deritanishme konstruktive të Qeverisë”, thuhet në njoftim e Qeverisë.

Sa i përket procesit zgjedhor, ambasadori Gir potencoi se BE, si edhe deri tani, do i mbështesë aktivitetet e ODIHR-it në sigurimin e misionit mbikëqyrës dhe zbatimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike presidenciale dhe parlamentare.

 

Të fundit