E premte, 21 Qershor, 2024

PRESIDENTI BEGAJ URON TALAT XHAFERIN: SHQIPTARËT FAKTOR PËR STABILITETIN DHE ARDHMËRINË E RMV-së

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Talat Xhaferin për emërimin që pritet të votohet ditën e sotme si Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Begaj shprehet se pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik.

“Urimet e mia më të përzemërta qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, zotit Talat Xhaferi! Pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik! Shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV. Ky është rasti që ata të dëshmojnë se e shohin lidershipin vetëm në perspektivën e integrimit të RMV në BE.Suksese!”, shkruan Presidenti Begaj.

Të fundit