E shtunë, 27 Korrik, 2024

XHAFERI RENDIT PRIORITETET E QEVERISË SË TIJ: DO ORGANIZOJMË ZGJEDHJE TË LIRA DHE DEMOKRATIKE

Talat Xhaferi, kandidati për kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, në fjalën e tij para deputetëve ka thënë se respektimi i ligjit dhe Kushtetutës, por edhe zbatimi i programit qeveritar do të jetë prioritet për të, raporton panormala.al

Sipas të njejtës, Xhaferi në nisje të fjalës së tij është shprehur se “si mandatar i kësaj qeverie nuk ka dallim nëse është 1 apo 100 ditë qeveri teknike. Unë këtë përgjegjësi të rëndësishme e kuptoj dhe do i qasem ashtu siç  kam vepruar në jetën profesionale dhe personale”.

“Qeveria në mënyrë direkte dhe në bashkëpunim me Kuvendin, BE-në dhe SHBA-në do të organizoj zgjedhje të lira dhe demokratike ku do të reflektohet vullneti i qytetarëve. Qeveria do të vazhdoj t’i realizoj të gjitha reformat për integrim të vendit në BE.

Qeveria do të vazhdoj politikat për arsimim kualitativ, sepse investimi në arsim është investim në shtet. Reformat në administratën publike. Sundimi i së drejtës, lufta kundër korrupsionit mbeten politika thelbësore të Qeverisë”, u shpreh Xheferi.

Tutje, ai ka deklaruar se këtë detyrë do ta vlerësojë dhe do t’i qaset në mënyrë profesionale.

“Qeverinë do ta udhëheq me përgjegjësi, duke përmbushur detyrimet dhe pritshmëritë e qytetarëve dhe partnerëve të koalicionit. Edhe pse është qeveri kalimtare që do të organizojë zgjedhjet, për mua një ditë apo 100 janë të njëjta, dhe dua të ju sigurojë që përgjegjësia dhe institucionalizmi në udhëheqje do të jetë detyra ime. Unë do të vazhdojë programin e qeverisë së kaluar duke realizuar prioritetet e qytetarëve dhe të qeverisë. Për të ecur drejt rrugës së BE-së ne do të bëjmë hapat e duhura dhe të sigurta që i takon një shteti serioz. Qeveria ime do të jetë krah dhe zë i qytetarëve. Puna e qeverisë sime do të kalojë edhe nëpërmjet sfidave që do të sigurojnë zbatimin dhe respektimin e ligjeve dhe Kushtetuese. Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare për zgjedhjet dhe zhvillimin e vendit, do të jetë obligim i imi. Bashkëpunimi me BE-në, NATO-n dhe SHBA-të do të jetë gjithashtu prioritet për mua dhe qeverinë time”, tha më tej Xhaferi.

Në anën tjetër, klankosova, raporton se Xhaferi, kryeministër në ardhje, politikat që do t’i ndjekë për këto 100 ditë, sa do të jetë në krye të ekzekutivit, do të jenë sundimi i të drejtës, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe lidhjet e afërta me BE-në, NATO-n dhe ShBA-në

Puna  e qeverisë do të zbatohet në këto parime: respektimi i plotë i Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë së Veriut, përgatitja dhe zbatimi i suksesshëm i zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale, të lira dhe konkurruese në përputhje me standardet më të larta të Bashkimit Evropian”.

Mbajtjen e shkallës së lartë të dialogut, transparencës dhe llogaridhënies. Mbajtja e avancimit të lidhjeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, aleancën e NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe zbatimin e plotë të parimeve dhe vendimeve të marrëveshjeve të rëndësishme për marrëdhëniet ndëretnike, kohezionin dhe stabilitetin e brendshëm dhe integrimin, e suksesshëm euroatlantik”, ka thënë Xhaferi.

Të fundit