E mërkurë, 15 Maj, 2024

MUAJT E FUNDIT TË RUMANISË KOMUNISTE FOTOGRAFUAR NGA NJË AMERIKAN

Amerikani David Hadaller ishte një nga të paktët perëndimorë që u bënë dëshmitarë të muajve të fundit të socializmit autoritar në Rumani

Në një klasë universiteti të ngrirë në Iasi, në Rumaninë verilindore, në vitin 1988, profesori amerikan i letërsisë David Hadaller ndaloi ndërsa studentët e tij shkarravitën shënime me duart e tyre të veshura me doreza kundër të ftohtit. Tema e leksionit të tij ishte Henry Thoreau dhe lutja e autorit të shekullit XIX drejtuar amerikanëve për të “thjeshtuar, thjeshtuar, thjeshtuar”.

Ashtu si shumica e rumunëve në vitet 1980, studentët e Hadallerit po u bënin ballë vështirësive të forta që po e shtynin shoqërinë e tyre drejt një pike thyerjeje.

“Këta rumunë duhet të rreshtohen vetëm për të blerë bukë, dhe unë po flas për Thoreaun që thotë, ‘thjeshtëzojeni jetën tuaj'”, kujton Hadaller për Radion Evropa e Lirë nga shtëpia e tij në shtetin e Nju Jorkut.

“Unë u mbështeta në mes të asaj ligjërate dhe thashë: ‘Le të flasim për atë çka nënkupton për ju ‘thjeshtoj’, sepse këto që po them unë janë më shumë gjepura”.

David Hadaller më 1987
David Hadaller më 1987

Hadaller kishte mbërritur në Rumani në tetor të vitit 1987 sipas programit Fulbright për të ligjëruar Letërsi amerikane dhe anglisht dhe ishte atje deri në maj 1989, vetëm disa muaj para se në vend të shpërthente revolucioni që më në fund e rrëzoi diktatorin komunist Nicolae Ceausescu.

Amerikani 33-vjeçar ishte një nga të paktët perëndimorë që u bënë dëshmitarë të muajve të fundit të socializmit autoritar në Rumani dhe, si një fotograf i mprehtë amator, ishte një nga të vetmit njerëz që kishte kapur jetën e përditshme atje në film me ngjyra.

Një pamje e një rruge në Iasi në janar të vitit 1988.
Një pamje e një rruge në Iasi në janar të vitit 1988.

Fotografitë e realizuara nga Hadaller po ngarkohen tani në një faqe në Facebook, të quajtur “Viti im Fulbright në Rumani”, e cila ka rritur numrin e ndjekësve në më shumë se 10.000 abonues kryesisht rumunë, të cilët shpesh komentojnë me reflektime personale ngjarjet që ua rikujtojnë fotografit e amerikanit.

Një statujë e poetit Ion Heliade Radulescut në Bukuresht në janar të vitit 1988.
Një statujë e poetit Ion Heliade Radulescut në Bukuresht në janar të vitit 1988.

Hadaller thotë se imazhet që ai po ngarkon — kryesisht nga qyteti verilindor rumun i Iasit dhe kryeqyteti Bukureshti — po prekin kujtesën e një pjese të rumunëve për shkak të natyrës së asaj që ai dokumentoi.

“Unë me të vërtetë thjesht fotografova jetën time të përditshme dhe askush tjetër në Rumani nuk ishte i gatshëm të humbiste filma me ngjyra për këtë”, shpjegoi ai. “Edhe filmi bardh e zi ishte vështirë për t’u gjetur në vend”.

Një dyqan për riparim të pajisjeve për audio-regjistrime dhe riparim të orëve.
Një dyqan për riparim të pajisjeve për audio-regjistrime dhe riparim të orëve.

Kjo foto është postuar në Facebook më 18 janar dhe tashmë ka marrë më shumë se 4.000 reagime.

Një grua rumune ishte një nga shumë njerëzit që komentuan se vitrina e dyqanit i ringjalli kujtimet.

“Ne kishim [kasetofon] tonin kur ishim të vegjël, dëgjonim përrallat nga Grimm”, shkroi ajo. “Pjesa e keqe ishte se kur mbaroi përralla, ne duhej ta fiknim [kasetofonin]… çfarë mundimi për një fëmijë të përgjumur”.

Një kryqëzim i ngarkuar në Bukuresht.
Një kryqëzim i ngarkuar në Bukuresht.

Një komentues i kësaj fotoje të janarit 1988 tha: “Më kujtohen ato shkallët lëvizëse të kuqe, të ngrira në kohë për aq kohë sa papastërtia ishte futur në brazda dhe në thelb ishin vetëm shkallë të rregulluara”.

“Pas revolucionit”, shkroi ai, “ishte thuajse magjike t’i shihje ato përsëri funksionale — sikur të ishte shpërndarë një magji e keqe.”

Një tjetër rumun u përgjigj se shkallët lëvizëse “tani nuk punojnë dhe nuk funksionojnë të paktën tash e disa vjet”.

Një pamje nga Hoteli Interkontinental drejt Pallatit jo të plotë të Parlamentit të Bukureshtit në shkurt të vitit 1988.
Një pamje nga Hoteli Interkontinental drejt Pallatit jo të plotë të Parlamentit të Bukureshtit në shkurt të vitit 1988.

Jeta për Hadalerin gjatë vitit të tij në Rumaninë e Ceaseskut ishte relativisht komode.

Ndryshe nga shumica e vendasve, ai kishte qasje në “dyqanet e dollarëve”, ku mund të blinte sallamë, verë dhe pije të forta me valutë të huaj. Por, ai nuk mundi t’i shpëtonte hijes së mbikëqyrjes shtetërore që i bëri të errëta edhe ndërveprimet personale më të padëmshme.

Dyqane në Bukuresht, përfshirë një librari (djathtas) dhe një Loto-Prono, një pikë ku rumunët mund të luanin kumar në një llotari, ose lojëra futbolli rumun ose italian.
Dyqane në Bukuresht, përfshirë një librari (djathtas) dhe një Loto-Prono, një pikë ku rumunët mund të luanin kumar në një llotari, ose lojëra futbolli rumun ose italian.

Pasi organizoi festa në apartamentin e tij në Iasi, Hadaller thotë se “e kishin paraqitur informatorët te rektori i universitetit se, “O Zot, Hadaller kishte studentë në banesën e tij dhe po u jepte verë!”

Ai shpejt arriti në përfundimin dëshpërues se Securitate, rrjeti i frikshëm i policisë sekrete të Rumanisë, ka të ngjarë t’i detyronte studentët e tij të raportonin gjithçka që dëgjonin tek autoritetet.

Një ceremoni varrimi në një varrezë në Iasi në janar të vitit 1988.
Një ceremoni varrimi në një varrezë në Iasi në janar të vitit 1988.

Bërja e fotove në rrugët e Rumanisë ishte si loja e maces me miun për Hadallerin në shtetin distopian të mbikëqyrjes.

Ai përdori një Pentax K1000 SLR që e mbante të fshehur nën xhaketën e tij mes xhirimesh dhe një aparat fotografik Vivitar mjaft të vogël për ta mbajtur në xhep.

“Unë isha shumë dinak për këtë”, tha ai për shëtitjet e tij fotografike, “si rezultat, rreth 30 për qind e fotove të mia ishin të paqarta”.

Një punëtor në një treg në Iasi në janarin e vitit 1988.
Një punëtor në një treg në Iasi në janarin e vitit 1988.

Shumë imazhe ishin thjesht tejet të rrezikshme për t’u provuar për të riun amerikan.

“Kudo që shkova, veçanërisht në stacionet e trenit ose stacionet e autobusëve, kishte shenja të një kamere me një linjë që thoshte ‘interzis’, fjala rumune për ‘e ndaluar'”.

Një kryqëzim rrugësh në Bukuresht në janar të vitit 1988.
Një kryqëzim rrugësh në Bukuresht në janar të vitit 1988.

Ishte e paqartë se cili do të ishte dënimi nëse Hadaller do të dallohej duke bërë fotografi, por ai tha: “Unë nuk doja që kamerat e mia të konfiskoheshin nga këta njerëz, sepse kush e dinte se çfarë mund të bënte një polic rruge, nuk e kisha idenë”.

Një grua pranë një varreze në Iasi, janar 1988.
Një grua pranë një varreze në Iasi, janar 1988.

Hadaller mundi t’i dërgonte filmat e tij jashtë Rumanisë përmes një çante postare diplomatike që doganierët nuk duhej ta hapnin. Ai u largua nga vendi në maj të vitit 1989 dhe shkoi në Shtetet e Bashkuara në dhjetor të atij viti, ndërsa nga Rumania vinin raporte rreth një revolucioni të dhunshëm.

Një ushtar qëndron pranë një vajze të vogël në Bukuresht në marsin e vitit 1990, vetëm tre muaj pas revolucionit të vitit 1989.
Një ushtar qëndron pranë një vajze të vogël në Bukuresht në marsin e vitit 1990, vetëm tre muaj pas revolucionit të vitit 1989.

Amerikani mundi të kthehej në Rumani në marsin e vitit 1990, menjëherë pas revolucionit dhe në kohë për të dëshmuar disa nga goditjet e mëpasme politike që vazhduan të tronditnin vendin. Ai u martua me të fejuarën e tij, një grua rumune që e kishte takuar derisa ligjëronte, atë muaj.

Kur ai përfundimisht u fut në dosjen Securitate, Hadaller zbuloi se derisa po e fotografonte fshehurazi Rumaninë, agjentët komunistë e kishin fotografuar fshehurazi atë dhe gruan e tij të ardhshme pothuajse me të njëjtën fshehtësi./REL

Të fundit