E premte, 17 Maj, 2024

“PËRFAQËSIM PËR ZHVILLIM INKLUZIV”, NJË PROJEKT QË SYNON POLITIKA GJITHËPËRFSHIRËSE NË ARSIMIN E LARTË 

Qëllimi kryesor i projektit është ngritja e vetëdijes të publikut profesional dhe më gjerë për rëndësinë e procesit të Bolonjës dhe zbatimin e tij konsistent, veçanërisht për vlerën e tij themelore – mobilitet, si parakusht për zbatimin e matshëm të planifikimit ndërsektorial të arsimit të lartë dhe veprimtarisë shkencore në fushën ekonomike, sipas parimit të “tranzicionit të dyfishtë në BE” – digjiital dhe agjendës së gjelbër. Projekti zbatohet nga FRP si organizatë udhëheqëse, si dhe partnerët Instituti për Shkenca Sociale dhe Humane—Shkup (ISHSH) dhe Institituti Ballkanik për Bashkëpunime Rajonale (BIRC), ndërsa mbështetet finanaciarisht nga Qeveria Zvicerane përmes programit Civica Mobilitas.

Që nga dhjetori, FRP si dhe partnerët Instituti për Shkenca Sociale dhe Humane—Shkup (ISHSH) dhe Institituti Ballkanik për Bashkëpunime Rajonale (BIRC) kanë filluar me zbatimin e projektit “Përfaqësim për zhvillim inkluziv”, të mbështetur financiarisht nga Civica Mobilitas.  Qëllimi kryesor i projektit është ngritja e vetëdijes të publikut profesional dhe më gjerë për rëndësinë e procesit të Bolonjës dhe zbatimin e tij konsistent, veçanërisht për vlerën e tij themelore – mobilitet, si parakusht për zbatimin e matshëm të planifikimit ndërsektorial të arsimit të lartë dhe veprimtarisë shkencore në fushën ekonomike, sipas parimit të “tranzicionit të dyfishtë në BE” – digjiital dhe agjendës së gjelbër.

Në suaza të qëllimeve specifike projekti synon ngritjen e vetëdjes për metodologjinë e qasjes ndërsektoriale midis OJQ-ve, institucioneve, por edhe publikut më të qytetar dhe mediatik, me fokus të veçantë në vlerat themelore si e drejta për të studiuar, e drejta për të punuar dhe e drejta për administrim të mirë( neni 41 i Kartës Evropiane të të Drejtave Themelore ), të cilat materializohen në vlerën praktikisht të arritshme të lëvizshmërisë, vlerë që është kyçe për integritetin ekonomiko-arsimor sipas Klasterit 3.

Pikërisht për t’i arritur këto qëllime kryesore dhe specifike në kaudër të projektit do të realizohen disa aktiviete, të cilat në masë të madhe do të ndikojnë në krijimin e një pasyre më të saktë dhe gjithëpërfshirëse në fushën e intervenimit të cilën synon projekti. Në këtë drejtim është krijimi i një forumi për monitorimin horizontal dhe konstruktiv të politikave, që nënkupton organizimin një sërë takimesh me institucionet përgjegjëse të pushteti ekzekutiv, pushteti legjislativ, institucionet e arsimit të lartë, organizatat qytetare aktive në fushën e arsimit, me Agjencinë e Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Agjencinë Nacionale të Programeve Erasmus dhe qendra tjera që kanë prekje me krijimin e politikave arsimore.

Projekti gjithashtu do të realizojë aktivitete që kanë të bëjnë me përfaqësimin e politikave ndërsektoriale dhe rekomandime për reforma. Për më tepër, krjimi i rrjetit dhe aktivitetet e tij, veçanërisht produktet Plani i Aksional dhe Metodologjia për monitorimin e Klasterit 3, do të krijojnë një bazë për avokimin aktiv për ndryshimin e politikave, që do të ketë dy dimensione:  avokimin përpara institucioneve përkatëse nacionale dhe përfshirja e përfaqësuesve përkatës të BE-së në procese dhe një fushatë publike përfaqësimi (avokimi) që do të krijojë një terren për presion publik për përmirësimin e politikave që janë objektiv i projektit.

Një aktivitet tjetër që do të jetë në funskion të qëllimit të projektit është edhe rrjetëzimi me palët e interesuara nga sektori ekonomik, që nënkupton hapjen  forumit tashmë të krijuar (Aleancë ose Rrjet),  për aktorë të pavarur nga sektori ekonomik, në fushën e inovacioneve të avancuara shkencore dhe teknologjike (IT, bujqësi, mjekësi, fizikë etj.), me qëllim forcimin e presionit ndaj institucioneve për hapje akademike dhe ndërkombëtarizim të mjedisit. Çdo risi duhet të jetë e lidhur me një nivel të lartë përparimi akademik, në mënyrë që të jetë në përputhje me strategjinë e ekonomisë inovative “ERA 2030”, si dhe me vizionin e BE-së për ekonominë e inovacionit si një “përparësi konkurruese” evropiane.

Këto do të jenë aktivitetet kryesore që do të shtrihen përgjatë tre vitesh për aq sa zgjat projekti, ndërkohë gjithë aktivitetet mendohet që të krijojnë një suazë ndryshimesh dhe transponimesh në fushën e arsimit të lartë, gjegjësisht ndryshimit të politikave dhe suazës ligjore, për një përputhshmëri me standardet europiane. /L.A.

#CivicaMobilitas #FRP #IOHN-S #BIRC

Të fundit