E shtunë, 27 Korrik, 2024

RAMA: ZELENSKI DO TË VIZITOJË TIRANËN

Kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi të hënën se në Tiranë do të mbahet një samit për Ukrainën, në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti i vendit, Volodymyr Zelenski, por nuk specifikoi se kur do të mbahet takimi, përcjell KDP.

Këtë e tha Rama para gazetarëve më 22 janar në Shkup, pas konferencës me liderët e Ballkanit Perëndimor “Plani për rritjen e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e shpejtë në BE”.

“Ne po përgatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe prezent do të jetë edhe presidenti Zelenski. Në të njëjtën kohë do të përpiqemi të kemi takimin e radhës të liderëve nga rajoni me ata që janë edhe sot atje dhe do të ndjekin këtë proces”, tha Rama duke iu referuar Komisionit Europian dhe administratës amerikane.

Megjithatë Rama nuk tha se kur do të mbahet ky samit për Ukrainën në kryeqytetin e Shqipërisë. Ukraina ka qenë nën agresionin rus për gati dy vjet.

Kryeministri shqiptar tha se samiti në Tiranë do të jetë në mbështetje të Ukrainës dhe se sfidat e sigurisë do të diskutohen me Zelenskin dhe pjesëmarrës të tjerë.:

Më 15 qershor 2022, së bashku me kryeministrin e atëhershëm të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Rama qëndroi në Kiev dhe u takua me Zelenskin. Shqipëria, si vendet e tjera të rajonit me përjashtim të Serbisë, vendosi sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë dhe ofroi mbështetje për Kievin.

Të fundit