E premte, 26 Korrik, 2024

PAJAZITI: KURTI, NJË NGA POLITIKANËT ME BESIMIN MË TË MADH

Naser Pajaziti, gazetar, për KDP.MK, thotë se në Maqedoninë e Veriut, është e padiskutueshme hija e Albin Kurtit dhe adhurimi i tij, si një nga politikanët me besimin më të madh, duke tejkaluar edhe politikanët vendorë.

Nuk mund të injorohet ndikimi i tij që mund të jetë në zgjedhjet e ardhshme, duke pasur parasysh se tashmë veçse po bëhen përpjekje në drejtim të shtrirjes së ndikimit të tij edhe praktikë. Albin Kurti tashmë po shihet qartë se në planin e dytë po zhvillon një betejë për të mposhtur frymën dhe linjat e krijuara ndërpolitike shqiptare që kanë trashur pushtetin dhe ndikimet e tyre si andej dhe këtej kufirit”, – thotë Pajaziti.

Megjithatë, ai shton se zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare nuk do të jenë të lehta pasi, siç thotë, duhet marrë parasysh edhe trupin votues klientelist të BDI-së, që vështirë të ndryshojë anën, apo të votojë diçka ndryshe.

Po ashtu, gjithçka do të varet edhe se si do të pozicionohet ASH, si një faktor relevant, që vijon të mbetet unike, në kuadër të skenës së copëzuar politike.
Dua të shtoj faktin se VV nuk është se për herë të parë  po përfshihet në zgjedhje në Maqedoni, sepse ajo indirekt ishte kyçur edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale, duke përkrahur Blerim Rekën, si kandidat të opozitës shqiptare të asaj kohe. Pra, atëkohë kishte një impakt deri-diku, pasi që si opozitë arritën të arkëtojnë një arsenal goxha relevant të votave
”, – përfundon Pajaziti.

Partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, pritet të jetë pjesë e koalicionit të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që njihet me emrin Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN). Mbështetja e Lëvizjes Vetëvendosje për bllokun opozitar në Maqedoninë e Veriut u konfirmua nga Bekim Qoku, këshilltar i Kurtit. Ai të dielën, gjatë hapjes së zyrës së përbashkët të koalicionit LEN në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, tha  se VV-ja do të do jetë partia e katërt e koalicionit opozitar, me qëllim për të sjellë, siç tha ai, “ndryshimin e munguar” në Maqedoninë e Veriut.

Unë jam këtu për të iniciuar bashkëpunimin tonë si Lëvizja Vetëvendosje, një lloj shtylle e katërt e këtij koalicioni tashmë të etabluar këtu, për ta sjellë ndryshimin e munguar tash e 20 vjet që realizohet përmes këtij regjimi që është në Maqedoninë e Veriut. Vetëvendosja, natyrisht që nuk mund të rrijë duarkryq”, – deklaroi Qoku.

Qoku, në legjislaturën parlamentare të viteve 2011-2014, ishte deputet i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), ndërsa më pas kaloi në radhët e Aleancës për Shqiptarët (ASH).

 

Të fundit