E shtunë, 27 Korrik, 2024

BORELL DHE VARHELYI TË SHQETËSUAR NGA RAPORTIMET PËR ZGJEDHJET NË SERBI

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borell, dhe Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në një reagim të përbashkët të publikuar në faqen e Komisionit Evropian në internet thonë se kanë pritur me shqetësim  gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, – njofton kdp.mk

“Marrim parasysh gjetjet dhe konkluzionet paraprake të vëzhguesve ndërkombëtarë nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi të 17 dhjetorit.

Në dritën e këtyre gjetjeve dhe përfundimeve paraprake, konkludojmë me shqetësim se procesi zgjedhor kërkon përmirësim të prekshëm dhe reforma të mëtejshme, pasi funksionimi i drejtë i institucioneve demokratike të Serbisë është në thelb të procesit të aderimit të Serbisë në BE.

BE-ja mirëpret raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it dhe rekomandimet për zgjedhjet e ardhshme, të cilat duhet të zhvillohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe shumë përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Gjithashtu, presim që autoritetet kompetente kombëtare të ndjekin me transparencë raportet e besueshme për parregullsitë. Këtu përfshihen edhe atë që thuhen për zgjedhjet lokale në Beograd dhe komuna të tjera.

I bëjmë thirrje udhëheqjes politike serbe që të sigurojë dialogun konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjithë spektrit politik,” – thuhet në reagimin e përbashkët të dy zyrtarëve të lartë të BE-së për zgjedhjet e së dielës në Serbi..

Të fundit