E shtunë, 27 Korrik, 2024

VMRO-DPMNE NË DILEMA, KOVAÇEVSKI PARALAJMËRON TAKIM ME MICKOSKIN

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski, ka theksuar se  nuk kanë  vendosur ende nëse do të futen në qeverinë teknike, sepse ka argumente pro dhe kundër. Ndërkohë, Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka theksuar se qeveria teknike është obligim ligjor për të gjitha partitë politike dhe se pret nga partitë që të emërojnë përfaqësuesit e tyre sipas ligjit. Kovaçevski për këtë çështje paralajmëroi takim me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski, për TV21 ka theksuar se ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në Qeverinë teknike apo jo.

“Nuk kemi vendosur nëse do të marrim pjesë në qeverinë teknike. Ka argumente pro dhe kundër. Thelbi është mbrojtja e procesit zgjedhor dhe ne duhet të mendojmë në këtë drejtim. Sinjalet e fundit nuk duken mirë. Është e sigurt se të gjithë presin fitoren e VMRO-DPMNE-së dhe është e sigurt që kjo strukturë qeverisëse do të shkojë në opozitë, sepse ne nuk planifikojmë bashkëpunim me LSDM-në dhe BDI-në. I ka kapluar një panik i tillë që nuk ka dyshim se si do të zhvillohen zgjedhjet”, ka theksuar Nikoloski.

Ndërkohë, Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka theksuar se qeveria teknike është obligim ligjor për të gjitha partitë politike dhe se pret nga partitë që të emërojnë përfaqësuesit e tyre sipas ligjit. Kovaçevski për këtë çështje paralajmëroi takim me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Gjithsesi se do të kemi takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së sepse mendoj se ky është komunikim më se normal, në të cilin do të fliten këto tema, megjithatë sërish nuk bëhet fjalë për diçka që mund të ketë interpretim të lirë, bëhet fjalë për dispozitë ligjore rreth resorëve dhe pozitave për secilën parti të përfaqësuar në Kuvend, sipas zgjidhjes ligjore, i mbush”. tha Kovaçevski.

Të fundit